Në mes të sezonit veror në bregdetin e Detit të Zi, do të bëhen kontrollime për mbajtjen e maskave në restorante dhe pika karburanti, njoftoi në një brifing Zëvendësministri i Shëndetësisë Aleksandër Zllatanov. Nëse incidenca e koronavirusit rritet, jo më herët se sa 10 ditësh, është e mundur të fillojë mbylljen e klubeve të natës në këto zona. Aleksandër Zllatanov theksoi se nëse respektohen masat anti-epidemike, vendi ynë mund të mbetet në zonën e gjelbër për shpërndarjen e Covid-19 për një kohë të gjatë. Ai shtoi se në rast të valës së katërt, spitalet do të kenë 7000 shtretër për pacientët e pakomplikuar dhe më shumë se 500 për kujdesin intensiv. Varianti i ri delta mund të kërkojë një qëndrim më të gjatë në spital, paralajmëroi zëvendësministri.
Në përgjigje të qortimit të presidentit Rumen Radev se institucionet po vonojnë në krijimin e organeve të kontrollit të çmimeve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov siguroi se qeveria do të zbatojë të gjithë mekanizmat e mundshëm për të kontrolluar..
Nuk ka ndryshim në qëndrimet elektorale të bullgarëve, sipas anketës së janarit të agjencisë Trend, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Partia GERB ruan lidershipin me 26.6% të preferencave të votuesve. "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria..
Dërgimi i ushtarëve nga ushtritë evropiane në Ukrainë nuk u diskutua. Këtë e siguroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare eurodeputeti Andrej Novakov, anëtar i Komitetit të Mbrojtjes të sapoformuar në Parlamentin Evropian. Ai gjithashtu..