Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Anija „Drëzki“ dëshmon për famën luftarake të flotës bullgare

Festa e Forcave Ushtarake-Detare të Bullgarisë është të dielën e dytë të muajit gusht

Foto: mod.bg

Prototipi i Forcave Ushtarake-Detare të Bullgarisë është Flota e Danubit, e themeluar më 12 gusht 1879 në Ruse. Në këtë datë flamujt bullgarë u ngritën në katër anijet luftarake ruse të përdorura në Luftën Ruso -Turke - "Përvoja", "Shpërthimi", "Pordim" dhe "Gornij Studen". Anijet e para detare që hynë në shërbim i janë dhuruar vendit tonë nga Rusia. Këto ishin katër vaporë, shtatë anije me avull, një lundër, një maunë, pesë anije me rrema etj. Fillimisht, ata kishin një ekuipazh rus, por pas formimit të Ushtrisë Bullgare u regjistruan edhe rekrutët e parë në flotë.

Qyteti Ruse është edhe shtëpia e orkestrës së parë detare. Atje riparoheshin gjithashtu anijet. Që atëherë, shërbimi në Forcat Ushtarake-Detare ishte një privilegj dhe përgjegjësi, shërbim ky i cili po tërheq shumë të rinj edhe sot e kësaj dite. Arsyeja është si baza materiale arsimore jashtëzakonisht moderne ashtu edhe gama e gjerë e specialiteteve në të cilat studentët trajnohen në Shkollën Detare "Nikolla Jonkov Vapcarov", e cila ndodhet në Varna.


Dëshmi e cilësisë së arsimit në shkollë është fakti se në vitin 2020, ajo zuri vendin e dytë prestigjioz në renditjen e Organizatës Ndërkombëtare të Universiteteve Detare, pas Kolegjit Detar Australian.  Këtë vit gjithsej 17 oficerë të ardhshëm përfunduam trajnimin e tyre në specialitete të ndryshme. Para se të hyjnë në radhët e Ushtrisë Bullgare, ata do të marrin spaletat e tyre të para të oficerit në një ceremoni solemne në rajonin e stacionit detar në Varna në Ditën e Forcave Ushtarake-Detare - 8 gusht.

Në Muzeun Detar në Varna mund të shihet një ekspozitë kushtuar festës së Forcave Ushtarake-Detare. Ajo prezanton rolin e shkollës në formimin e stafit të trajnuar shkëlqyeshëm, si dhe talentet dhe interesat e kuadrove jashtë fushës së detyrave dhe misioneve të tyre. Në të vizitorët mund të shikojnë eksponate origjinale nga koleksioni i muzeut, duke përfshirë gazeta muri, vepra arti nga vitet 50 deri në vitet 80 të shekullit XX etj. Ndër artefaktet mund të shihen vizatime të ruajtura, postere dhe regjistrime muzikore të frymëzuara nga epoka. Ekspozita "Kreativiteti dhe Propaganda në Vitet e Luftës së Ftohtë" është në dispozicion të vizitorëve nga 5 gushti deri në fund të tetorit.

Përveç saj vizitorët mund të shohin pjesën tjetër të muzeut, ku ruhet një nga simbolet e historisë detare bullgare - anija "Drëzki". Ajo mbërriti në Bullgari në vitin 1906 dhe 3 vjet më vonë u bë pjesë e flotës dhe përdorej për mbrojtjen e kufijve detarë bullgarë. Drejtoresha e muzeut, dr. Mariana Krësteva, tregoi në një intervistë për Radio Bullgarinë për një nga misionet e saj, që hyri në histori si një arritje e jashtëzakonshme e flotës së vogël bullgare:

"Gjatë Luftës Ballkanike (1912) anija ishte një nga katër anije të tjera që sulmuan kryqëzorin turk “Hamidie” (i cili mund të shkatërronte qytetet bregdetare të Varnës dhe Ballçik). “Drëzki” kreu me sukses sulmin dhe neutralizoi “Hamidie”. Fakti që anija jonë, e cila ishte 40 herë më e vogël në tonazh, arriti ta mposhtë atë dhe të dalë fituese në këtë betejë të pabarabartë, ka një rëndësi të jashtëzakonshme dhe ndikim të madh në flotën dhe ushtrinë tonë si gjatë Luftës Ballkanike ashtu edhe për brezat e ardhshëm.”

"Anija u bë pjesë e ekspozitës në muze në vitin 1957, si një simbol i së kaluarës sonë të lavdishme detare me një ekuipazh prej 25-30 vetash dhe është anija e vetme në botë e klasës së saj që ruhet edhe sot e kësaj dite" tha dr. Krësteva.

“Ajo lëvizet me një motor me avull, i cili gjithashtu ruhet, por është vështirë për t’u parë - shpjegon drejtoresha e Muzeut Detar në Varna. - Shpejtësia maksimale që mund të zhvillojë është më pak se 50 km / orë. Në atë kohë kjo ka qenë një shpejtësi mjaft e mirë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES, mod.bg, Facebook /@Navalmuseumvarna, Facebook /@nvna.eu, arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shenja përkujtimore në kodrën Carevec në Veliko Tërnovo, ku u shpall Pavarësia e Bullgarisë

Në vitin 1908 u fitua liria e plotë e vendit tonë

Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..

botuar më 24-09-22 6.05.PD

Një statujë e dytë romake e varrosur u zbulua në Heraklea Sintika

Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..

botuar më 24-09-20 12.23.MD

Hetimet e para arkeologjike në shkallë të gjerë në kompleksin trak të Begliktashit po vazhdojnë

Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..

botuar më 24-09-11 2.20.MD