Ansambli i Gjimnastikës Ritmike fitoi një medalje të artë në Olimpiadën në Tokio. Pas një loje të saktë dhe të përzemërt, Simona Djankova, Stefani Kirjakova, Madelen Radukanova, Laura Traats dhe Erika Zafirova shkelën në shkallën e nderit në kryeqytetin japonez dhe dëgjuan himnin bullgar. Ashtu si në kualifikueset e djeshme, vajzat bullgare mbetën pa konkurrencë dhe me një total prej 92 100 pikësh nga të dy kombinimet fituan çmimin më të vlefshëm, të cilin deri më tani na mungonte në këtë sport.
Bullgaria largohet me gjashtë medalje nga Olimpiada në Tokio - tre medalje të arta të Stojka Krëstevës (boks), Ivet Goranovës (karate) dhe të Ansamblit të Gjimnastikës Ritmike, medaljen e argjendtë të Antoaneta Kostadinovës (pistoletë 10 m) dhe dy medaljet e bronzta të Tajbe Juseinit dhe Evelina Nikollovës (mundje).
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov kalon në raundin e tretë të US Open pasi mundi Rinki Hijikata me rezultat 6-1, 6-1, 7-6 (4). Ndeshja zgjati pak më shumë se dy orë e 10 minuta. Në fazën tjetër të kampionatit në SHBA tenisti 33..