Informacioni i paraqitur nga drejtori i Inspektoratit Shëndetësor Rajonal të Sofjes se "Sofja po hyn në një zonë të kuqe dhe duhet të lëshohet një urdhër për vendosjen e kufizimeve" nuk korrespondon me të vërtetën. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Sëmundshmëria 14-ditore deri më sot për rajonin e qytetit të Sofjes është 89/100 000, e cila sipas Planit Kombëtar të miratuar për trajtimin e pandemisë nga SARS-COV-2, nuk kërkon vendosjen e kufizimeve shtesë. Drejtorit të Inspektoratit Shëndetësor Rajonal të Sofjes iu kërkua një shpjegim për gabimin.
Më herët sot në një intervistë për televizionin bTV, kreu i institucionit në fjalë Danço Pençev njoftoi se nga 11 gushti në kryeqytet do të futen masa shtesë kufizuese për shkak të rritjes së incidencës së koronavirusit.
Të premten temperaturat minimale do të jenë prej 6 deri në 11°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Në orët e paradites dukshmëria vende-vende do të jetë e zvogëluar në rrafshnalta dhe ultësira. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe..
Në një takim me ushtruesin e detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov, të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkuan sërish një gjykim më të shpejtë dhe dënime më të ashpra për fajtorët. Prindërit nga shoqata “Engjëjt në rrugë”..
Njëqind ditë pas fillimit të punës, qeveria e Rosen Zheljazkov gëzon miratimin e 19.2për qind të qytetarëve bullgarë, ndërsa 66 për qind e tyre shprehin një qëndrim negativ, sipas të dhënave të Agjencisë Sociologjike "Mjara". Qëndrime të ngjashme..
Më 30 prill /e mërkurë/ midis orës 8:00 të mëngjesit dhe 17:00 të pasdites për intervale të shkurtra, të gjitha automjetet në Urën e Danubit pranë..
Perspektivat për nxitjen e shkëmbimeve ekonomike dhe investimeve midis Bullgarisë dhe Polonisë, u diskutuan nga presidenti Rumen Radev në një takim me..
Në një letër të hapur drejtuar Kryeministrit Rosen Zheljazkov dhe Ministrave të Bujqësisë, Financave dhe Ekonomisë, Unioni i Fermerëve Bullgarë..