Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikohen 30 për qind rendimente më të larta të rrushit në krahasim me vitin e kaluar

Vreshtaria bullgare është në gjendje të rëndë për shkak të çmimeve të ulëta blerëse, alarmojnë prodhuesit

Foto: lozari.bg

Në vjeshtë rendimentet e rrushit priten të rriten me nja 20-30 për qind në krahasim me vitin e kaluar, parashikoi para Radios Kombëtare Bullgare (BNR) Krasimir Koev, drejtor i Agjencisë Ekzekutive të Vreshtarisë dhe Verës. Tani bujqit luten vetëm për shi kështu që të përmbushen shpresat e tyre për një vit të mirë pas rënies gjatë vitit të pandemisë 2020.

Sektori i vreshtarisë nuk u dëmtua nga ngricat dimërore dhe ky është një nga shkaqet të priten të korra më të mira cilësore dhe sasiore. Vitin e kaluar ndërmarrjet volën dhe përpunuan 120 760 tonë rrushi, prej të cilit prodhuan 83 milion litra verë.

Kushdo që ka rritur rrushin e tij në gjendje të mirë pa kokrra të plasaritura dhe me përmbajtje të lartë sheqeri, gjithmonë do të marrë një çmim të mirë – tha Krasimir Koev. – Pronarët bëjnë përpjekje maksimale për të ruajtur vreshtat. Kështu, kur kishte breshër dhe shira të rrëmbyeshëm, ata spërkatën hardhitë për të parandaluar sëmundjet, dhe tani ujiten për shkak të vapës ekstreme gjatë dy javëve të fundit. Sidoqoftë, thatësira tashmë po shkakton dëme, për shembull në Bullgarinë Jugperëndimore, ku disa vile në të cilat mbahen kokrrat e rrushit kanë filluar të thahen për shkak të motit të thatë dhe temperaturave të larta.”

Krasimir Koev

Vreshtat nga të cilët priten të piqet rrushi janë të vendosura në 60 162 hektarë. Prodhimi i sivjetshëm i verës do të shitet në tregjet tradicionale para përhapjes së Covid-19 me përjashtim të atij kinez.

“Shihet një intensitet i porosive për 11 shtete afrikane – shton Krasimir Koev. – Rusia gjithashtu shfaq interes ndaj verërave bullgare. Doemos sasia më e madhe është e destinuar për vendet e Evropës Qendrore dhe Perëndimore. Në vitin 2020 eksportuam më se 47 milion litra verë në sfondin e 64 milion tonë në vitin 2019. Mirëpo, kjo mund të shpjegohet me përhapjen e epidemisë. Deri në fillimin e saj vendi ynë ishte në lulëzim, përfshirë në aspektin e shitjeve me shumicë të verës në segmentet e çmimeve më të larta - në intervalin midis 4 dhe 7 euro.

Dhe përderisa presim që shpresat e sivjetshme për sektorin e vreshtarisë dhe verës të kthehen në lajme të mira, nga Shoqata e porsathemeluar e Vreshtarëve Bullgarë kërkuan përkrahje nga shteti.

“Situata në vreshtarinë bullgare është e rëndë – ishte kategorik kryetari i shoqatës Dr. Petër Boshnakov në një intervistë për BNR “Horizont”. – Hasim vështirësi në realizimin e prodhimit dhe çmimet e ulëta të blerjes, në prodhim dhe në mungesën e mundësisë për blerjen e teknikës bujqësore nëpërmjet ndihmave evropiane. Kemi qasje vetëm në një program të vetëm të Bashkimit Evropian, por parat janë jashtëzakonisht të pamjaftueshme dhe lidhen më tepër me investime se sa me prodhimin aktual. Në të njëjtën kohë shpenzimet e drejtpërdrejta për rritjen e kulturës rritën ndjeshëm vitet e fundit madje kemi ulje të dyfishuar të çmimit blerës. Me të vërtetë ne punojmë në humbje.”

Dr. Petër Boshnakov

Vreshtarët shpresojnë se disa vitet e ardhshme me fillimin e periudhës së re programore t’i kushtohet një vëmendje serioze sektorit, sepse ai është tradicionalisht bullgar dhe meriton që prapë të zërë vendin më të denjë. Ndërkohë i bëjnë thirrje degës të pastrohet nga praktikat gri, të tilla siç janë shitja e rrushit dhe e verës së parregulluar. Priten gjithashtu ndryshime ligjore, ide për të cilat mund të nxirren nga strategjia për zhvillimin e ardhshëm të sektorit të Shoqatës së Vreshtarëve Bullgarë.

Përpilues: Diana Cankova (sipas intervistave të Evelina Stojanova dhe Snezhana Ivanova, BNR, “Horizont”)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, Ani Petrova, lozari.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eksporti i mallrave bullgare në Kinë është dyfishuar

Tregtia e produkteve bujqësore dhe ushqimore mes Bullgarisë dhe Kinës u rrit me mbi 37% në vitin 2023. Këtë e deklaroi ministri i bujqësisë dhe ushqimeve Georgi Tahov në hapjen e Forumit Bullgaro-Kinez të Biznesit në Sofje. Sipas tij, eksporti i..

botuar më 24-06-17 6.14.MD

Të rinjtë bullgarë kërkojnë një punë me pagë mbi 4300 leva neto (rreth 2200 euro)

45% e të rinjve në Bullgari preferojnë të punojnë për një punëdhënës bullgar, sipas një sondazhi përfaqësues kombëtar të kryer në maj nga agjencia e sondazheve të marketingut në internet JTN dhe Bulgaria Wants You (një platformë që synon të ofrojë..

botuar më 24-06-13 4.46.MD

Banka Botërore ul parashikimin e saj për rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto bullgar me 0.3%.

Banka Botërore parashikon një përmirësim më të përmbajtur të rritjes ekonomike të Bullgarisë këtë vit dhe në vitin 2025. Në raportin e fundit “Perspektiva Ekonomike Globale”, institucioni pret një përshpejtim të lehtë të rritjes së PBB bullgar nga..

botuar më 24-06-12 10.27.PD