Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev: Nevojitet azhurnim i buxhetit që të përballemi me krizën shëndetësore dhe emigrantët

Presidenti Radev
Foto: BGNES

"Dy kriza – ajo shëndetësore dhe ajo e emigrantëve - do të dominojnë në agjendën në vjeshtë," tha Presidenti Rumen Radev pas Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare. Ai vuri në dukje se qeveria e përkohshme ka arritur të sigurojë mjete në thesar për përballimin e tyre. Mirëpo, që të arrijnë tek njerëzit këto mjete, nevojitet aktualizimi i buxhetit.

Presidenti shprehu keqardhje se nuk u arrit konsolidim mes forcave parlamentare përsa i përket azhurnimit. "Nëse ky parlament largohet pa u azhurnuar buxheti, nuk do të jetë e mundur të drejtohen mjetet për përballimin e krizës shëndetësore dhe për forcimin e kufirit përballë rrezikut nga presioni i emigrantëve." tha Radev . Lidhur me përdorimin e dhunës kundër pjesëmarrësve në protestat anti -qeveritare të vitit të kaluar, presidenti tha se duhet të ndiqet tërë zinxhiri i përgjegjësisë – që nga dhunuesit e gjer tek administratorët dhe politikanët që e kanë lejuar, urdhëruar ose e kanë fshehur dhunën, dhe tek ata ata që duhet të dënohen.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kroacia paralajmëroi qytetarët e saj të shmangin udhëtimet në Serbi Ministria e Jashtme e Kroacisë rekomandoi që kroatët të shtyjnë të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme në Serbi, njoftoi televizioni kombëtar HRT. “Duke marrë parasysh se..

botuar më 25-07-04 8.00.MD

Ministria e Jashtme prezantoi para diplomatëve në Sofje të përndjekurin Ljupço Georgievski nga Manastiri

Ministri i jashtëm Georg Georgiev u takua me ambasadorë dhe diplomatë të vendeve anëtare të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Zvicrës të akredituar në Bullgari. Diplomatët u informuan në mënyrë të detajuar për prirjet në rritje të..

botuar më 25-07-04 1.29.MD
Andrej Kovaçev

PE do të heqë shprehjet “komb maqedonas dhe gjuhë maqedonase” nga raporti për progresin e Maqedonisë së Veriut

Tre grupet më të mëdha në Parlamentin Evropian – Partia Popullore Evropiane (PPE), Grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, si dhe grupi liberal “Rinovo Evropën” – u dakorduan që të hiqen nga projekt-raporti për progresin e..

botuar më 25-07-04 10.28.PD