Para më se 70 vitesh në shumë rajone të Bullgarisë shkaba e zezë (Aegypius monachus) ishte pjesë e larmisë biologjike. Me depërtimin e bujqësisë intensive dhe shfrytëzimin e kimikateve helmuese, këta shpendë të mëdhenj gradualisht tërhiqen nga habitatet e tyre shumëvjeçare. Pavarësisht zvogëlimit të tyre kërcënues, nuk janë të rralla rastet kur bëhen viktima të gjuetarëve të paligjshëm. Për shkak të kërcënimit të zhdukjes së tyre që nga viti 1962 ato u përfshin në Planin Ballkanik për Mbrojtjen e Shkabave, i cili parashikon një sërë masash për riprodhimin e tyre, duke përfshirë edhe në kushte artificiale dhe rifutje. Organizohen edhe monitorime dhe ndjekje telemetrike. Periodikisht organizohen edhe fushata shoqërore në mbrojtjen të shkabave dhe kundër shfrytëzimit të helmeve dhe gjuetisë së paligjshme. Vihen tabela me informacion, shqyrtohen mundësitë për rifutjen e tyre në habitate të përshtatshme.
“Për shkak të aktiviteteve të ndryshme njerëzore në shumë rajone të Bullgarisë shkaba u zhduk – tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare (BNR) – Vidin Georgi Stojanov, koordinator i punës në terren “Vraçanski Ballkan” në kuadrin e projektit “E ardhme e ndritur për shkabën e zezë” dhe kryetar i “Shoqatës për Mbrojtjen e Zogjve Grabitqarë”. – Ata janë zogj jashtëzakonisht të rrallë, veçanërisht për Gadishullin Ballkanik. Deri këtë vit shkaba e zezë folezonte vetëm në një rajon të izoluar në Greqinë Veriore, ndërsa nga ky vit edhe në Bullgari. Kemi një çift që folezon në rajonin lindor të malit Stara Pllanina në afërsi të qytetit Kotell në kuadrin e projektit “E ardhmja e ndritur për shkabën e zezë”.
Në rezervatin grek “Dadia” (Dadia, i njohur edhe si Parku Kombëtar Forest Dadia-Lefkimi-Soufli) që shtrihet në Rodopet Lindore, bëjnë fole gjithashtu Shkaba /Shkaba e Bardhë/ (Gyps fulvus) dhe Shkaba Egjiptiane /Kali I Qyqes/(Neophron percnopterus),si dheShqiponja Perandorake (Aquila heliaca) dhe Shqiponja e Vogël e Rosave (Aquila pomarina). Pikërisht nga këtu erdhi edhe çifti i shkabave që vëzhgohet në tokat tona. Krahas kësaj në mes të korrikut dy shpendë të tjerë u liruan nga qendra për përshtatje. Bashkë me ta në shesh ushqehen edhe dy Shkaba “të egra” të Zeza (Aegypius monachus) të cilët erdhën vetë. Njeri është një zog i egër pa shenje, ndërsa tjetri është ai i kapur në fillim të këtij viti në Parkun Natyror “Sinitë Kamëni” dhe është i pajisur me një transmetues. Përveç tyre në rajon u zbuluan edhe dy shkaba të egra të zeza nga ata që u lëshuan në rajonin lindor të malit Strara Pllanina. Me ta dhe me zogjtë e tjerë të mbijetuar dhe të lëshuar vitin e kaluar shkabat e zinj bëhen gjithsej 20 për zonën malore Vraçanski Ballkan. Sipas ekspertëve ky është një numër rekord për mbarë Ballkanin, posaçërisht për këtë specie të rrallë jashtë kolonisë së shumimit në Rodopet Lindore të Greqisë. Mbrojtësit e natyrës ia atribuojnë suksesin punës dhjetëvjeçare për rikthimin e shkabës së bardhë, gjë e cila është me rëndësi për tërheqjen e vëllezërve të tyre të zinj në rajon:
“Ata janë zogj të rinj që ende nuk kanë arritur pjekurinë e plotë seksuale - shpjegon Georgi Stojanov. - Ata janë në kërkim të zonave të bërjes së foleve, partnerëve, transformimit të çifteve dhe ky është një proces normal. Programet në të cilat po punojmë mbështeten nga fonde të ndryshme të BE për rimëkëmbjen e specieve të zhdukura ose të rrezikuara. Shkabat janë sanitarët e natyrës, veçanërisht në Gadishullin Ballkanik, shkaba e zezë deri më tani bënte fole vetëm në Greqi.”
Përpilues: Darina Grigorova (sipas intervistës së BNR-Vidin)
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: greenbalkans.org
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..