Kisha Ortodokse Bullgare kremton sot Fjetjen e Shën Ivan (Joan) Rillski. Festa shënohet në ditën e përvjetorit të vdekjes së shenjtorit. I nderuari Ivan Rillski lindi rreth vitit 876 në fshatin Skrino në malin Osogovska. Ai jetoi në kohën e Princit Boris dhe birit të tij Vlladimir, Mbretit Simeon dhe birit të tij Petër - një kohë e përhapjes së gjerë të krishterimit në kufijtë e Bullgarisë. Si adoleshent, ai dëshironte t’i përkushtohej shërbimit të Zotit dhe hyri në një manastir. Mirpo, më vonë u largua nga manastiri dhe brodhi shumë kënde. Në një moment ai u vendos në Rilla ku themeloi Manastirin e Rilës. Në fund të jetës së tij, shenjtori iu përkushtua vetmisë dhe lutjes. U nda nga jeta në vitin 946 dhe u varros në kishën e vogël të Manastirit të Rilës. Rreth 980 u kanonizua shenjtor.
Pjesë e trashëgimisë që marrin bullgarët prej tij është “Testamenti i Shën Ivan Rilskit”. “Mos kërkoni të qëndroni në krye dhe të udhëhiqni, por mbani mend Atë që tha: “Kush dëshiron të jetë i pari midis jush, le të jetë skllav i të gjithëve.” Zgjidhni mentorët tuaj dhe caktoni si krerë ata që Zoti ju ka treguar, domethënë njerëz që dëshmohen nga të gjithë për ndjekjet e tyre shpirtërore, dhe që janë më të lartë se të gjithë në arsyen dhe aftësinë dalluese shpirtërore, dhe që janë në gjendje të kullosin mirë dhe të pëlqyer nga Zoti kopenë që iu besua nëpër kullotat e devotshmërisë”, shkroi shenjtori në testamentin e tij.
Shkolla e Lartë Detare “Nikolla J. Vapcarov” në Varna festoi 144 vjetorin e themelimit. Gjatë të gjitha këtyre viteve institucioni arsimor ndjek tendencat për trajnime të specializuara të specialistëve në fusha të ndryshme profesionale që lidhen me..
Në kryeqytet u shfaq filmi dokumentar i gazetares Milena Milotinova "Vetëm sepse ata ishin bullgarë". Ai kujtoi ngjarjet e të ashtuquajturve “Krishtlindjet e përgjakshme” në Maqedoni në vitin 1945. Në shfaqjen në Institutin Maqedonas asistuan..
Qyteti i shenjtë shkëmbor i Perperikonit mori një tjetër njohje të madhe. Pasi një muaj më parë hyri në top dhjetëshen e vendeve arkeologjike më interesante në Evropë sipas gazetës së njohur britanike “The Guardian”, tani është shfaqur në faqen e..