Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët nga jashtë: Mendja e shëndoshë kërkon që përfaqësuesit popullorë të punojnë së bashku

Foto: BGNES

Konsultimet e zhvilluara të presidentit Rumen Radev me forcat parlamentare përpara dorëzimit të mandatit të dytë për formimin e qeverisë u bënë shkak që disa analizatorë të prognozojnë se Kuvendi Popullor përsëri nuk do të zgjedhë një kabinet të rregullt. Sipas sociologes Borjana Dimitrova , Legjislatura e 46 e Kuvendit Popullor nuk do të zgjedhë një qeveri dhe që këtu e tutje ora po shkon mbrapsht, dhe dëmet më të mëdha do të pësojnë të ashtuquajturat “parti të protestës”.

Por, i një mendimi tjetër është Përvan Simeonov, sipas të cilit mundësia për krijimin e një kabineti në kuadrin e parlamentit të zgjedhur gjatë muajit korrik akoma nuk duhet të përjashtohet. Sipas fjalëve të sociologut, që të mund të ndodhë kjo në kuadrin e Legjislaturës së 46 të Kuvendit Popullor, presidenti duhet  t'ia dorëzojë mandatin e tretë forcës më të vogël politike të përfaqësuar në parlament - “Ngrihu BG! Ne po vijmë!”. Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare ai e sqaroi pozitën e vet me faktin se kjo është një lëvizje sa e majtë kaq dhe e djathtë, përveç kësaj ajo është e vogël dhe nuk ka mundësi  për të monopolizuar mandatin. Sidoqoftë, mund të veprojë si një bashkues.

Rumen Radev: Çështja është për mandatin e tretë të kabinetit

Disa intervista me bullgarë jashtë shtetit po kështu tregojnë shpresë se Kuvendi Popullor në Bullgari gjithsesi do të arrijë të zgjedhë një qeveri. Bashkatdhetaria jonë nga Gjermania Margarita Takaç mendon se dalje nga rruga pa krye, në të cilën gjendet në këtë moment vendi, duhet të kërkojë forca politike, e cila do të marrë mandatin e tretë: 

“Kjo mbase do të jetë një mundësi, të cilën pothuajse të gjitha partitë ta njohin për të formuar një qeveri eksperte me një horizont kohor, për të trajtuar temat më të rëndësishme të ditës - reformën gjyqësore, arsimin dhe shëndetësinë.”

Përfundime kurioze për atë që po ndodh në vendin tonë dhe ndryshimin e shoqërisë, i gjejmë në fjalët e Borisllav Nikollovit, i cili është vendosur në Kanada përpara 32 vjetëve.

“Bullgaria duket se ka ndryshuar pa kushte në dy drejtime - tregon ai mendimet për atdheun. - Njëra është rritja dramatike e ndërtimit. Kurse nga ana tjetër, njerëzit duken sikurse më të qetë dhe të gëzuar. Por, në sjellje bullgarët duket se kanë ndryshuar shumë. Kjo më çudit, më në veçanti kur flasim për një politikë kombëtare, për interesa kombëtare dhe për përfaqësues të popullit, të thirrur për të mbrojtur interesat e zgjedhësve të tyre dhe të gjithë popullit bullgar. Më duket se, njerëzit të cilët anëtarësojnë për poste, duhet të sillen në mënyrë pak më të edukuar, kur dalin përpara auditorit të vet dhe jo vetëm, sepse përshtypja të cilën e bëjnë është goditëse”.


I pyetur nëse do të ushtronte të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet e reja të parakohshme, Nikollov ishte i bindur:

“Nëse ka zgjedhje të reja, nuk do të votoj. E konsideroj si jo legjitime që deputetët në një Kuvend Popullor të kenë mosmarrëveshje deri në një shkallë të tillë midis tyre, saqë t’i detyrojnë njerëzit të votojnë në çdo tre muaj. Ekziston arsyeja e shëndoshë dhe ajo kërkon nga të zgjedhurit të gjejnë mënyrën më të volitshme që të bashkëpunojnë.”

Një mos dëshirë të ngjashme për të votuar, mbase shprehin dhe shumë nga bashkatdhetarët tanë në vend dhe jashtë vendit. Në këtë kuptim, aktiviteti edhe më i ulët zgjedhor gjatë zgjedhjeve të treta eventuale të radhës, të parashikuar nga analizatorët, nuk duket larg nga realiteti. Në një intervistë të dhënë për Radio Bullgarinë, Kallojan Bukovski, analizator financiar nga Britania e Madhe, komenton: 

“Zgjedhjet e para gjatë muajve prill dhe korrik ishin të shënuar nga energjia e protestave të vjetshme dhe nga fushatat parazgjedhore, në të cilat flitej për “të renë”, për “ndryshimin”. Është më se e natyrshme se energjia e jashtëzakonshme e njerëzve, të cilët dy herë zgjodhën një parlament shumë partiak, do të pakësohet, kurse stimuli i tyre nuk do të jetë i njëjti. Kështu që është e mundshme që “partitë e statukuosë” të rivendosin pozitat e veta në zgjedhjet e ardhshme. Sa i përket fushatës, “partitë e ndryshimit” do të kenë një nxitje më të madhe për të kryer një shtesë. Në zgjedhjet gjatë muajit korrik u pa se, mbase është arritur maksimumi i mobilizimit elektoral përmes mesazheve. Ato nuk do të ndryshojnë, por shpërqendrimi i vëmendjes së votuesve nga jeta politike është i pashmangshëm ".

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD