Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri Kirill Petkov: Autoritetet kanadeze më informuan se nuk jam shtetas i tyre

Ministri Kirill Petkov
Foto: BGNES

Ministri në detyrë i Ekonomisë Kirill Petkov njoftoi se të premten e kaluar ka marrë konfirmim se ai nuk është më shtetas kanadez.

"Autoritetet kanadeze më kanë informuar se dokumentet që vërtetojnë këtë fakt janë dërguar në ambasadën kanadeze në Rumani, ku mund t'i marr", tha ai. Sipas tij, kjo u jep fund spekulimeve për nënshtetësinë e tij të dyfishtë. Ministri thekson se Bullgaria është atdheu i tij dhe do të vazhdojë të mbrojë interesat e të gjithë qytetarëve të ndershëm bullgarë. Kirill Petkov dërgoi në media një kopje të deklaratës, ku shprehet dëshira e tij për të hequr dorë nga shtetësia kanadeze, e paraqitur më 21 prill 2021.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mjekët e rinj protestojnë përsëri

Edhe një herë, mjekë të rinj, praktikantë dhe studentë të mjekësisë do të marrin pjesë në një protestë kombëtare "E ardhmja në Bullgari". Ata kërkojnë kushte më të mira pune, rritje të pagave, kushte motivuese për trajnime pasuniversitare dhe një..

botuar më 25-06-27 8.32.PD

"Martesa e Figaros" hap Festivalin Veror të Operës në Veliko Tërnovo

Festivali Veror i Operës "Skena e Shekujve" në Veliko Tërnovo (Bullgaria Veriore) feston 40 vjetorin e krijimit të tij me një program të pasur. Programi do t'i ofrojë publikut opera, balet, muzikë simfonike, muzikalë dhe shfaqje koncertesh nga 27..

botuar më 25-06-27 5.05.PD

Parashikimi i motit për 27 qershorin 2026

Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja. Të premten vendi do të mbetet nën ndikimin e një mase të nxehtë ajri. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet..

botuar më 25-06-26 7.35.MD