Komisioni Evropian i ka dërguar një pyetje autoriteteve bullgare në lidhje me sanksionet e vendosura ndaj kompanive bullgare për shkak të ligjit “Magnitski”. "Një veprim i tillë i njëanshëm si rezultat i sanksioneve nga një vend i tretë, është një shkak serioz për shqetësim nga ana e Komisionit Evropian," është qëndrimi i Brukselit, cituar nga sajti “Bivol”.
Në një dëgjim në Parlament, Guvernatori i Bankës Popullore Bullgare /BNB/, Dimitër Radev tha se mosrespektimi i sanksioneve “Magnitski” mund të ketë pasoja të rënda për sistemin bankar. Ai sqaroi se masat parandaluese nga BNB dhe bankat tregtare janë marrë para publikimit të listës. Radev shpjegoi: "Më 13 shkurt 2018, për shembull, Shtetet e Bashkuara përfshinë një bankë letoneze në këtë listë për mosrespektimin e sanksioneve amerikane në lidhje me Korenë e Veriut. Më 24 shkurt 2018 banka u shpall e falimentuar. Ky është një shembull i sanksioneve të ashpra që nuk mund t’u përgjigjen aftësive të bankave tona ”.Bullgaria nuk do të paraqesë një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence për momentin - një hap kyç për hyrjen në eurozonë. Këtë e bëri të ditur ministrja e financave Temenuzhka Petkova nga foltorja e Kuvendit. Ajo shpjegoi se në takimet e..
Në prag të 1 shkurtit - Ditës së Nderimit të Viktimave të Regjimit Komunist në Bullgari, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) njoftoi se po parashtrojnë një projektligj që parashikon heqjen e monumenteve që simbolizojnë regjimin..
Kisha Ortodokse Bullgare është e vetmja përfaqësuese e Ortodoksisë tradicionale Lindore për vendin. Këtë e vendosën deputetët me ndryshimet përfundimtare në Ligjin për Fetë. Amendamenti që vetëm Kisha Ortodokse Bullgare mund të shfrytëzojë termin..
Sipas të dhënave nga Agjencia e Punësimit, në vitin 2024, punëdhënësit bullgarë kanë rritur importin e personelit nga vendet jashtë BE-së. 15 560 të huaj..
Do të flasim për mjetet e mbrojtjes. Jemi të mendimit se derisa një numër i konsiderueshëm vendesh të arrijë në 2%, është ende herët të flitet për rritje...
Marina bullgare njoftoi se anija “Vezhen”, e cila u lirua nga autoritetet suedeze dhe është e ngarkuar me squfur, do të ndalojë në Danimarkë për t’u..