Lojërat Paraolimpike të Tokios u hapën zyrtarisht në kryeqytetin japonez. Në garat, të cilat do të zgjasin deri më 5 shtator, Bullgaria përfaqësohet nga katër atletë.Flamurtarja e delegacionit bullgar ishte sportistja në qitjen sportive Milena Todorova.Tre përfaqësuesit tanë të tjerë janë: Hristijan Stojanov në vrapimin 1500 metra, Ruzhdi Ruzhdi në hedhje gjyleje dhe Fatme Ismail në hedhjen e shtizës.
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..