Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhjet 2 në 1, data mbetet e paqartë

Foto: Ivajllo Iliev

Këshilli presidencial i Kuvendit Popullor nuk arriti të marrë një vendim mbi datën e zgjedhjeve presidenciale dhe të zgjedhjeve eventuale të parakohshme. Arsyeja është një problem me makinat e votimit, i cili u njoftua nga kryetarja e KQZ -së Kamelija Nejkova. Megjithatë, forcat politike kanë arritur një "marrëveshje parimore" për zgjedhje 2 në 1 nëse arrihet në zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

"Në një situatë të vështirë Covid, tre javë rresht, do të kemi një aktivitet të ulët elektoral" tha udhëheqësja e BSP, Kornelija Ninova. Sipas kryetares së Grupit Parlamentar të GERB-SDS Desisllava Atanasova, datat e mundshme të diskutuara për zgjedhjet janë 7 ose 14 nëntor. "Nëse votojmë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, kjo duhet të bëhet me një makinë," tha për BNR Rosica Mateva,  zëdhënëse e KQZ -së.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria kthen në Liban eshtrat e atentatorit nga “Sarafovo”

Bullgaria i kthen Libanit eshtrat e terroristit që në vitin 2012 hodhi në erë një autobus me turistë izraelitë në Bullgari, raporton BGNES. Akti terrorist u krye në Aeroportin “Sarafovo” - sulmi më vdekjeprurës kundër izraelitëve jashtë që nga viti..

botuar më 25-04-10 6.09.MD

U neutralizua një kanal për trafikim të emigrantëve të paligjshëm që ka operuar që nga viti 2022

Në një operacion të specializuar policor më 7 prill, Drejtoria për Luftën kundër Krimit të Organizuar neutralizoi një kanal për ndihmën dhe kalimin përmes territorit të Bullgarisë të emigrantëve të paligjshëm. U arrestuan tre persona – organizatori..

botuar më 25-04-10 3.13.MD
Kostadin Kostadinov

MEÇ paraqes një mocion mosbesimi ndaj qeverisë

Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) po paraqet sot një votë mosbesimi ndaj qeverisë, njoftoi në margjinat e Kuvendit Popullor kreu i partisë "Vëzrazhdane", Kostadin Kostadinov. Deputeti saktësoi se kjo votë u organizua nga forca e tij politike, e cila..

botuar më 25-04-10 11.24.PD