Kryeprokurori i Bullgarisë Ivan Geshev ruhet në tre mënyra - nga Ministria e Brendshme, Shërbimi Kombëtar për Mbrojtje dhe Byroja për Mbrojtje, e cila është nën udhëheqjen e tij. Kjo u tha nga Ministri i Brendshëm Bojko Rashkov në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore.
Ministri i Drejtësisë Janaki Stoillov vuri në dukje se mbrojtja e Kryeprokurorit është e nevojshme, por ajo duhet të kryhet sipas rendit të përgjithshëm - vetëm nga Shërbimi Kombëtar për Mbrojtje dhe jo nga një shërbim i specializuar, i cili i nënshtrohet drejtpërdrejt atij. Sipas Ministrit të Brendshëm, duke ndjekur udhëzimet politike, Agjencia Shtetërore për Sigurinë Kombëtare kanë shkruar informacione të rreme për zyrtarë të lartë të rrezikuar për t'u siguruar atyre mbrojtje nga Shërbimi Kombëtar për Mbrojtje për 6 muaj.Komisioni Evropian ka hapur procedura penalizuese kundër pesë vendeve, përfshirë Bullgarinë, për zbatimin e gabuar të ndryshimeve në rregullat evropiane të ujit të pijshëm, raporton BTA. Vendet duhej të zbatonin rregulloret e ndryshuara deri më 12..
Evakuimi i qytetarëve bullgarë dhe të huaj nga Izraeli u planifikua me kujdes nga diplomatët tanë në Sofje dhe ata në terren, njoftoi Kryeministri Rosen Zheljazkov në fillim të mbledhjes së qeverisë, raportoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova...
Në një rend botëror dinamik, plot rreziqe dhe konflikte, është gjithnjë e më e vështirë të përfytyrohet e ardhmja. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev gjatë forumit “Green Transition”, i cili zhvillohet për të pestën herë në Sofje, njoftoi shërbimi..
Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë..
Aeroporti “Vasill Levski” – Sofja mori çmimin ACI EUROPE "Aeroporti më i Mirë në Evropë". Dallimi është në kategorinë për aeroportet me një trafik..
Artistë të preferuar bullgarë dhe francezë do të mblidhen në një skenë në Plovdiv për të prezantuar një përzierje hitesh bashkëkohore, klasike të arta..