Grupi parlamentar i Bullgarisë Demokratike nuk u paraqit në takimin e planifikuar për sot me Partinë Socialiste Bullgare /BSP/ në kuadër të konsultimeve për formimin e një kabineti me mandatin e tretë. Duke shpjeguar motivet, bashkëkryetari i formacionit Hristo Ivanov tha për BNR se ky mandat është i dënuar.
Pas marrjes së mandatit, BSP donte të fillonte konsultimet për formimin e një kabineti me të ashtuquajturat “parti të ndryshimit”. Pas takimit me të parën prej tyre - "Ngrihu.BG! Ne po vijmë!" u bë e qartë se ajo nuk do t'i mbështesë socialistët. Për të nesërmen është planifikuar një takim me përfaqësuesit e "Ka një popull të tillë" /ITN/. Po priten edhe bisedimet e BSP-së me organizatat e punëdhënësve në lidhje me prioritetet të cilat të merren parasysh në punën e qeverisë së ardhshme dhe në lidhje me azhurnimin e buxhetit.Nëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbaheshin në fillim të tetorit dhe do të përmbusheshin deklaratat e të anketuarve, forca e parë politike me 25.7% të votave do të ishte koalicioni GERB-SDS. Kjo është sipas një sondazhi të Agjencisë..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev prezantoi Bullgarinë në Samitin në kuadër të "Procesit të Berlinit" në kryeqytetin gjerman. Takimi u zhvillua në formatin e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve partnere të nismës, si dhe..
Shefi i Mbrojtjes Adm. Emill Eftimov do të marrë pjesë në takimin e Komitetit Ushtarak të BE-së, i cili fillon më 14 tetor në Budapest. Forumi zhvillohet në kuadër të Presidencës Hungareze të Këshillit të BE-së. Zyrtarë të lartë ushtarakë do..
Nxënësja e klasës së gjashtë, Mira Koseva, fitoi titullin “Fitues Global” në Olimpiadën Ndërkombëtare të Gjuhës Angleze “Kangaroo Global Linguistics..
Me një rezultat prej 5.9, bullgarët janë më të pakënaqurit me jetën e tyre në BE, sipas të dhënave nga një sondazh i Eurostat për vitin 2023. Në anketë,..