Skenari i pafavorshëm i epidemisë së koronavirusit po bëhet realitet, tha matematikani nga Akademia Bullgare e Shkencave, Prof. Nikollaj Vitanov, për Nova TV. Ai parashikon që vdekshmëria e lartë në Bullgari të mbetet të paktën deri në fund të shtatorit. Sipas fjalëve të tij, po vëzhgohet një fakt interesant në Sofje - qyteti, i cili duhet të preket më rëndë, po fillon të largohet nga zona e kuqe. Kjo do të thotë që rastet humbasin sepse njerëzit nuk kërkojnë ndihmë mjekësore dhe përpiqen të trajtohen vetë. Sidoqoftë, kjo mund të çojë në një kulm dytësor të valës Covid. Matematikani tha gjithashtu se varianti Delta u prek të gjithëve, madje foshnjave", dhe se virusi u reziston temperaturave të larta sepse ka ardhur nga India e nxehtë.
Në zemër të Luginës së Trëndafilave, në shpatet e Stara Pllaninës dhe Sredna Gorës, për të 26-ën herë zhvillohet Festa e dantellës së Kalloferit. Paleta e ngjarjeve është e pasur – mysafirët e dy qyteteve të vegjël nënmalorë, Karlovo dhe..
Monumenti në majën Buzlluxha – simbol i epokës socialiste në historinë bullgare dhe “yll” mes adhuruesve të turizmit të errët (dark tourism), për të pestën herë është skena e një festivali me frymë moderne dhe kauzë. Për të pestin vit, OPEN BUZLUDZHA..
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, përshëndeti dizajnin e monedhës bullgare 1 euro në një postim në rrjetin social "Facebook", raportoi BTA. "Lajme emocionuese për Bullgarinë dhe eurozonën! Hidhini një sy dizajnit..