Ditën e Bashkimit të Bullgarisë tingëllon pa ndryshim një nga këngët emblematike të dekadave të fundit të shekullit XIX – një kohë në të vërtetë heroike për Bullgarinë. Këngën “Gjëmon Marica” e kënduan vullnetarët bullgarë, opëllçenas, në Luftën Ruso Turke (1878), e cila ishte Çlirimtare për Bullgarinë. Më vonë ajo ngrinte shpirtin ushtarak dhe shoqëronte sukseset e ushtrisë bullgare nëpër fushat e betejave gjatë Luftërave të mëvonshme Ballkanike.
“O bij bullgarë, e gjithë bota po na shikon. Le të ecim drejt një fitoreje të lavdishme. Marsh, marsh me gjeneralin tonë! Le të fluturojmë në betejë, armikun ta mposhtim!”
Teksti i variantit të parë të këngës u krijua nga Nikolla Zhivkov, arsimtar, publicist, autor i librave shkollorë, krijues i kopshtit të parë fëmijësh tek ne, një rilindës i vërtetë. Pas Bashkimit të Bullgarisë në vitin 1885, “Gjëmon Marica”, por tashmë sipas tekstit të patrikut të letërsisë bullgare Ivan Vazov, u bë himn i Bullgarisë dhe e kreu zyrtarisht këtë rol deri në vitin 1948.
Të dhënat më të përhapura për origjinën e melodisë na kthejnë në mesin e shekullit XIX, kur pas shpartallimit të revolucionit në Perandorinë Austriake (1848) një grup i madh austriakësh duke përfshirë edhe Lajosh Koshut u vendosën për banim në qytetin bullgar Shumen. Ndër ta ishte edhe muzikanti Mihaj Shafran, krijues i orkestrës së parë bullgare nga tipi evropian. Një nga meloditë me popullaritet të cilën e ekzekutonte ky formacion u kthye në një këngë me tekst bullgar. Më vonë ajo u bë baza për muzikën e këngës “Gjëmon Marica”.
Versioni që dihet sot po redaktohet nga kompozitori ynë i famshëm Aleksandër Tanev.
E konsideruar gabimisht si një nga simbolet e sundimit monarkik, kënga madje u ndalua për ca kohë.
Pas ndryshimeve politike në vendin tonë në vitin 1989, ajo përsëri zuri vendin e saj midis marshimeve patriotike dhe tingëllon pa ndryshim në festat tona kombëtare.
Maria Ilieva befasoi me një tjetër këngë verore me ritëm të freskët dhe tekst të fuqishëm. Pasi më herët këtë vit na bëri thirrje të zgjedhim gjithmonë veten dhe t’u japim liri ndjenjave tona, tani diva e popit u drejtohet grave superheronj...
Bobi Ivançev, të cilin e njohim edhe si pjesë të duetit "Avenue", vazhdon të ndjekë rrugën e tij të pavarur muzikore. Kënga e tij e re origjinale "I Pastruar" është e ndryshme nga ajo që kemi dëgjuar deri më tani për muzikën e tij - ai vetë..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski Foto: Veneta Nikollova, alexanderyossifov.com
Maria Ilieva befasoi me një tjetër këngë verore me ritëm të freskët dhe tekst të fuqishëm. Pasi më herët këtë vit na bëri thirrje të zgjedhim gjithmonë..
Bobi Ivançev, të cilin e njohim edhe si pjesë të duetit "Avenue", vazhdon të ndjekë rrugën e tij të pavarur muzikore. Kënga e tij e re origjinale..