Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plovdivi – qyteti i Bashkimit

Foto: BGNES

Në sheshin “Sëedinenie” (Bashkim) në qytetin Plovdiv është ngritur një monument mbresëlënës , që të kujtojë ngjarjet historike të vitit 1885, kur Bullgaria arriti të ribashkojë dy gjysmat e saj – Rumelinë Lindore dhe Principatën e Bullgarisë.

Monumenti i Bashkimit në qytet u ngrit një shekull pas ngjarjes së rëndësishme. Vend qendror në kompozicionin 12 metrash skulpturor  zë figura e një gruaje të re që mban një kurorë dafine mbi kokën e saj. Nga të dy anët janë përhapur në mënyrë madhështore krahët e një zogu, një simbol i synimit të bullgarëve ndaj unitetit dhe lirisë së të dy pjesëve të ndara të atdheut në vitet nga Çlirimi (1878) deri në 1885. Kurora është simbol i fitores së arritur. Skulptura është vepër e krijuesit të njohur me veprat e tij monumentale Veliçko Minekov. Deri në të na çon bulevardi më i gjatë në qytet “Gjashtë Shtatori”.
Në Sheshin “Sëedinenie” është edhe godina e ndërtuar për Kuvendin Rajonal të Rumelisë Lindore, e cila nuk arriti të përmbush funksionet e saj. Në të sot është një nga katër ekspozitat e Muzeut Historik Rajonal – “Bashkimi i Bullgarisë 1885”. Cilat janë eksponatet më të çmueshme në të do të mësoni nga botimi “Qyteti Plovdiv ruan kujtimin për ditën e lavdishme të Bashkimit në një ekspozitë të posaçme” nga koleksioni i Radio Bullgarisë

Përpilues: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në qytetin Haskovo ekspozohet ikona mrekullibërëse "Nëna e Shenjtë - Molla e Artë"

Për herë të dytë këtë vit, në qytetin Haskovo të Bullgarisë Jugore, për të krishterët ortodoksë do të ekspozohet për adhurim ikona “Shën Nëna e Zotit – Molla e Artë”, e cilësuar si mrekullibërëse. Lajmin e njoftoi Mitropolia e Shenjtë e Plovdivit...

botuar më 24-08-13 5.50.PD

Natyra ndryshon më 6 gusht

Në ditën e gjashtë pas fillimit të Kreshmës kushtuar Fjetjes së Hyjlindëses, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Shpërfytyrimin e Krishtit , një nga dymbëdhjetë festat e Zotit. Dhe siç e dikton tradita bullgare, festa kishtare shoqërohet me besime..

botuar më 24-08-06 5.10.PD

Respektojmë malin më të lartë bullgar - Rilla

Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo vit në këto ditë mijëra dashamirës të malit nga vendi dhe nga jashtë mblidhen në shpatet e bukura..

botuar më 24-08-03 2.25.MD