Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Violonçelistë të shquar nga Evropa janë mysafirë në "Cellissimo" në Sofje

Foto: arkiv

Edicioni i dytë i festivalit "Cellissimo" do të zhvillohet nga data 6 deri më 10 shtator 2021. Përveç klasave të mjeshtërisë me pjesëmarrës nga vendi dhe nga jashtë, çdo mbrëmje nga ora 19 do të ketë koncerte falas në skena të ndryshme - në Akademinë Kombëtare Muzikore, në Shkollën Kombëtare Muzikore dhe në Galerinë “Oborishte numër 5” në Sofje.

Razvan Suma nga Rumania, Denis Severin nga Zvicra, Aleksandër Ram nga Rusia, Dragan Gjeorgjeviq nga Serbia janë disa nga pedagogët violonçelistë.

Jam shumë i lumtur se po formohet një bashkëpunim ballkanik, tha përpara Radios Kombëtare Bullgare docenti doktor Atanas Krëstev, drejtor artistik i forumit. Sipas fjalëve të tij, në Bullgari ka talente të shkëlqyera dhe është me një rëndësi të madhe që ata të marrin një përkrahje: “Qëllimi i festivalit është që nxënësit dhe studentët të mund të afrohen deri tek mjeshtëria e emrave të mëdhenj në shkollën e violonçelit. Ky kontakt i gjallë nuk mund të zëvendësohet me asgjë.”

Ky format shkaktoi një interes të madh dhe dëshmoi efikasitetin e vet akoma gjatë edicionit të vet të parë, i cili u zhvillua disa ditë përpara mbylljes së sallave të koncerteve për shkak të pandemisë gjatë vitit 2020.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Asnjë moment"

Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa..

botuar më 25-02-24 6.10.PD

"Trillimi"

Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..

botuar më 25-02-21 6.30.PD

"Punëtori i zellshëm" – kënga më e re e Papi Hans

Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe ritmi janë të viteve tetëdhjetë, dhe në videon e këngës shohim edhe aftësitë mbresëlënëse të..

botuar më 25-02-20 6.35.PD