Një qëllim strategjik për Bullgarinë është zhvillimi i bujqësisë moderne dhe konkurruese me ruajtjen e detyrueshme të burimeve natyrore dhe mjedisit. Kjo u tha nga Presidenti Rumen Radev në një takim në Sofje me përfaqësuesit e kompanive të mëdha në industrinë e përpunimit të mishit, të cilat operojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe eksplorojnë mundësitë e investimeve në Bullgari.
Radev theksoi se vendi ynë ka kushte të favorshme për investime në bujqësi. Si të tilla, ai theksoi tokën e pastër dhe pjellore, burimet e ujit dhe traditat e forta të Bullgarisë në mbarështimin e bimëve dhe kafshëve.
Një sezon me më shumë turistë dhe interes të shtuar për Bullgarinë - kjo është ajo që presin anëtarët e Bordit Kombëtar të Turizmit këtë verë. "Disponojmë të gjitha parakushtet e nevojshme në aspektin e klimës, përgatitjes nga investitorët dhe..
Deri në fund të vitit, “Bulgargaz” duhet të paguajë 20 milionë leva më shumë sipas kontratës me “Botash” për shkak të indeksimeve, tha ministri i energjetikës Zheço Stankov, njoftoi BGNES. Gjatë qeverisë së përkohshme të Gëllëb Donev, të emëruar nga..
Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, pra mundësia për të hyrë në shkëmbimin e lirë të energjisë elektrike, në të cilin ndërmarrjet kanë marrë pjesë prej vitesh, po shtyhet. Të paktën për tani. Reforma duhej të..
Në tremujorin e parë të vitit 2025, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 3.1% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024 dhe me 0.6% krahasuar..