Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U hap një qendër moderne e trajnimit mjekësor ushtarak

Foto: BGNES

Një qendër për trajnimin e specialistëve të mjekësisë ushtarake u hap në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Sofje. Ambicia është që ajo të kthehet në një terren trajnimi të NATO -s me rëndësi rajonale dhe të organizohen kurse për trupat aleate në të. Në trajnimin e mjekëve ushtarakë dhe paramedikëve do të përdoren manekinë të teknologjisë së lartë, duke simuluar funksionet themelore vitale të trupit të njeriut, gjendjet patologjike dhe dëmtimet luftarake. Do të ketë gjithashtu një imitues me ultratinguj për diagnostikimin gjendjeve urgjente në terren.

"Qendra e re për trajnim mjekësor ushtarak është një investim i madh në të ardhmen e forcave tona të armatosura dhe ka aftësinë për të vepruar në aksidente, fatkeqësi dhe katastrofa në vend," tha Presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në hapje.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 22 janarin

Paraditen e së mërkurës , kur temperaturat do të jenë pak nën zero, do të ketë kushte për akull. Temperatura minimale do të lëvizë nga minus 4 deri në 1°, ndërsa në Sofje do të jetë minus 2°. Para mesditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme, por do..

botuar më 25-01-21 7.40.MD

Në të gjithë Bullgarinë shënuan Ditën e Gjyshes sipas stilit të vjetër

Në vendbanime të ndryshme të vendit, me këngë, valle dhe rikrijimin e riteve u shënua Dita e Ndihmës së Maternitetit, ose Dita e Gjyshes (Babinden) sipas stilit të vjetër. Kjo është një ditë, në të cilën nderohen gjyshet – gra që ndihmojnë në lindjen..

botuar më 25-01-21 7.27.MD

Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor dhe mbështetja për Ukrainën mbeten prioritete për Bullgarinë

Ministri i ri i punëve të jashtme të Bullgarisë, Georg Georgiev, zhvilloi bisedën e parë telefonike me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Bashkimit Evropian, Kaja Kalas. Ai theksoi përkushtimin e vendit tonë për një Bashkim..

botuar më 25-01-21 4.02.MD