Të enjten retë do të copëtohen dhe do të shpërndahen. Mbi Bullgarinë Verilindore retë do të shpërndahen nga era e fortë. Do të bjerë shi kryesisht në Bullgarinë Jugore. Në disa zona malore shiu do të jetë më intensiv. Do të jetë e ftohtë për fillimin e shtatorit, me temperatura nga 20 deri në 25 gradë, në Sofje termometri do të arrijë 20 gradë.
Mbi bregdetin e Detit të Zi, kryesisht përgjatë bregdetit jugor, do të bjerë shi të dobët dhe do të jetë me erë. Temperaturat maksimale të ajrit prej 23 -24 gradë janë të barabarta me temperaturën e ujit të detit. Vala e pritshme e detit është 3-4 ballë.
Mbi malet do të bjerë shi, më i rëndësishëm në rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet. Në pjesët më të larta të maleve Rilla dhe Pirin shiu mund të përzihet me borë. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë deri në 14 gradë, në 2000 metra deri në 7 gradë.
Në vendpushimet Borovec dhe Pamporovo temperaturat do të jenë deri në 14 gradë, dhe në Bansko dhe Smoljan deri në 18 gradë.
Të Premten nga veriu retë do të thyhen dhe ulen. Gjatë fundjavës në shumë zona do të jetë me diell, dhe temperaturat do të rriten pak dhe do të jenë midis 23 dhe 28 gradë, parashikon Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë.
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..