1956 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit. 8.1 për qind e 24 142 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Numri i të infektuarve u ul me 49 raste në krahasim me një ditë më parë, por u rrit si përqindje me 0.7, që është shifra më e lartë në muajt e fundit. Më shumë raste të reja ka në Sofje - 362, në Plovdiv - 178 dhe Varna - 172. Rrethi Tërgovishte - me mbi 500 raste të reja për 100 000 njerëz, tashmë është në zonën e kuqe të errët të epidemisë. 18 zona të tjera janë në zonën e kuqe, 9 janë në të të verdhë.
Pacientët aktivë të regjistruar janë 36 628. Të shtruarit në spital janë 4419, prej tyre 363 trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. 976 persona u raportuan të shëruar, 65 vdiqën me Covid të konfirmuar.
12 464 vaksina u dhanë të mërkurën. 1 217 377 njerëz kanë përfunduar tashmë imunizimin kundër koronavirusit.
Në përgjigje të qortimit të presidentit Rumen Radev se institucionet po vonojnë në krijimin e organeve të kontrollit të çmimeve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov siguroi se qeveria do të zbatojë të gjithë mekanizmat e mundshëm për të kontrolluar..
Nuk ka ndryshim në qëndrimet elektorale të bullgarëve, sipas anketës së janarit të agjencisë Trend, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Partia GERB ruan lidershipin me 26.6% të preferencave të votuesve. "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria..
Dërgimi i ushtarëve nga ushtritë evropiane në Ukrainë nuk u diskutua. Këtë e siguroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare eurodeputeti Andrej Novakov, anëtar i Komitetit të Mbrojtjes të sapoformuar në Parlamentin Evropian. Ai gjithashtu..