Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët mbeten euro-optimistë

Foto: old.europe.bg

85 për qind e bullgarëve besojnë se BE-ja duhet të sigurojë fonde për vendet anëtare vetëm nëse respektojnë sundimin e ligjit. Këtë e tregojnë të dhënat e një sondazhi të "Eurobarometrit" nga gushti. Po këtë qëndrim e mbështetin 81 për qind e evropianëve. 60 për qind e bullgarëve besojnë se duhet të ketë kontroll efektiv mbi shpërndarjen e parave sipas planit të rimëkëmbjes “Brezi i ardhshëm i BE”. 69 për qind e bullgarëve presin që plani të ndihmojë Bullgarinë të kapërcejë dëmet nga pandemia.

62 për qind e bullgarëve kanë një qëndrim pozitiv ndaj BE-së, dhe 18 për qind negativ. 43 për qind e qytetarëve të BE-së e përcaktojnë luftën kundër ndryshimeve klimatike si një përparësi të komunitetit, ndërsa vetëm 28 për qind e bullgarëve e konsiderojnë politikën mjedisore si politikë kryesore.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Trend” dhe “Alpha Research”: 7 parti hyjnë me siguri në parlamentin e ri, 2 janë në prag

Të dhënat e para nga exit poll-i i agjencisë sociologjike “Trend” , të njoftuara në eterin e Nova TV, tregojnë 7 parti që do të hyjnë me siguri në Asamblenë e re të 51-të Kombëtare: GERB-SDS - 26,1%, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria..

botuar më 24-10-27 8.26.MD
Atanas Illkov

MPB: 71 persona janë ndaluar për shkelje zgjedhore

Që nga fillimi i operacionit policor kundër votave të blera në vend, janë pranuar 849 sinjale, ose 69,1% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të zgjedhjeve të mëparshme – në qershor të këtij viti, kur kishte 509 sinjale. Aktualisht ka 124..

botuar më 24-10-27 7.53.MD
Rosica Mateva

KQZ raporton një pjesëmarrje më të lartë të përkohshme të votuesve sesa ajo e zgjedhjeve të qershorit

Deri në orën 16:00 , pjesëmarrja mesatare e votuesve në vend ka qenë 26.25%, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Kështu ka bërë të ditur në një konferencë, nënkryetarja dhe zëdhënësja e komisionit, Rosica Mateva...

botuar më 24-10-27 7.44.MD