Në nismën për të ndërtuar një kompleks të ri muzikor në vendin tonë përfshihet dirigjenti Valerij Gergiev - një nga muzikantët më me ndikim të kohës sonë. Koncerti bamirës është më 10 shtator në orën 20:30. Solistët e Orkestrës Simfonike të Teatrit Mariinski, së bashku me kolegët e tyre nga Orkestra Filarmonike e Sofjes, do të luajnë në skenën e sallës së kryeqytetit “Bëllgaria” nën drejtimin e Gergiev. Do të tingëllojnë vepra të kompozitorëve Prokofiev, Rahmaninof dhe Stravinski. Numri i vendeve në sallë është në përputhje me masat anti-epidemike.
Ju kujtojmë se kauza për ndërtimin e një kompleksi të ri muzikor akustik në Bullgari, i cili të ketë potencialin të bëhet një tempull shpirtëror dhe kulturor për edukimin e brezave të rinj, dhe ta vendosë Sofjen pranë qendrave kryesore kulturore të botës, bashkoi muzikantë të njohur dhe institucione muzikore. Në fillim të këtij viti, kauza mori mbështetje nga Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Raden, i cili mori kujdestarinë e iniciativës.
Pranimi i Valerij Gergiev është gjithashtu i rëndësishëm. Siç dihet, dirigjenti, i cili ka një karrierë të jashtëzakonshme botërore, është Drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Mariinski që nga viti 1996. Nën udhëheqjen e tij, ai u bë një kompleks unik i teatrit dhe koncerteve në shkallë të gjerë. Në vitin 2006 u hap një sallë koncertesh, në 2013 - një skenë e dytë teatrore, në 2016 - një degë në Vladivostok, në 2017 - në Vladikaukaz. U krijua një studio regjistrimi dhe në vitin 2009 filloi të punojë etiketa Mariinsky, me më shumë se 30 CD, të lëshuara deri më tani, të operave, simfonive dhe veprave të koncerteve, në DVD u regjistruan operat e kompozitorëve Rimski-Korsakov, R. Shtraus, Prokofiev, Shçedrin.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Himnet e para bullgare në nder të arsimit dhe shkencës janë shkruar në qytetin Elena në malit Stara Planina – një qendër e famshme tregtare dhe kulturore gjatë shekujve XVIII dhe XIX, banorët e së cilës morën pjesë aktive pothuajse në çdo ngjarje të..
Pas një pauze, të lidhur me ndryshimet në formacion, grupi Nana & The Gang u kthye me një këngë të re. Vlladi Zidarov – bateri, miksim dhe masterizim, Miro Gajdarski – bas dhe Ilijana Jordanova – vokal, prezantojnë "Apo jo" – një këngë me një..
Javët Muzikore të Sofjes janë një nga forumet kulturore më jetëgjata dhe të afirmuara në Bullgari. Pavarësisht vështirësive të shumta në historinë e tij mbi 50-vjeçare, festivali vazhdon të gëzojë interesin e mijëra dashamirësve të muzikës klasike nga e..