Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në fshatin Komarevo – për çfarë mjaftojnë 750 euro në vit

Foto: BNR-Varna

Fshati Komarevo gjendet në Bullgarinë Verilindore, vetëm në 10 kilometra në jug nga qyteti Provadia, në bregun e djathtë të lumit Gllavnica. Një vend, i cili nuk dallohet me ndonjë gjë të jashtëzakonshme, por me siguri udhëtuesit nëpër rrugën Provadia-Ajtos kanë vënë re emërtimin e tij kureshtar. Sado e shëmtuar që të duket, në fakt fshati Komarevo ka një histori shumëshekullore, tregon reporteri i BNR-Varnës Aleksandër Jordanov.

Kryetari i bashkisë së fshatit Dimo Todorov jeton përball bashkisë. Në kohën e kaluar ka qenë mësues në klasat fillore, dhe me këtë është i lidhur dhe pikëllimi i tij më i madh, kur gjatë vitit 2008 është mbyllur shkolla lokale dhe gjërat ndryshojnë në mënyrë drastike: 

“Njerëzit e rinj u nisën për në qytet, këtu mbetën vetëm të moshuarit. Fshati ra shumë, është duke vdekur, dhe mënyra e jetesës largohet bashkë me njerëzit. Çdo një kishte hardhi, dele, pula, shikoheshin shumë kafshë. Por, na ndaluan të shikojmë kafshë për shkak të murtajës afrikane. Na kërcënuan me gjoba, kurse një person po të ndërpres punë për një-dy vjet pas kësaj nuk kthehet më drejt saj. Por dhe sa njerëz të rinj që kishte-që të gjithë u larguan dhe u nisën për diku, dhe jashtë shtetit ikën shumë. Vetëm dy dyqane mbetën. Ka vatër të kulturës dhe një klub të pensionistëve, por tani nuk ka se kush të shkojë në të. Kohët e fundit për shkak të koronavirusit, njerëzit janë si të frikësuar, nuk dalin, madje nuk mblidhen dhe nëpër stola, siç qe më parë. Nuk kemi buxhet, për vit na lëshojnë 1500 leva /750 euro/ nga Bashkia Provadia. Me to blejmë llamba elektrike, bëjmë ndonjë meremetim. Punë të tilla”. 

Po,750 euro janë paratë me të cilat Dimo Todorov si kryetar bashkie i fshatit Komarevo disponon për të gjithë vitin. Prandaj nuk mundin dhe të bëjnë kushedi sesa - të pastrojnë dhe të mbledhin plehrat në qendër dhe kaq. Mbase çuditeni se përse emri i fshatit është i lidhur me fjalën bullgare për insektin e bezdisshëm “komar” (mushkonjë). Në një nga legjendat tregohet se lumi Gllavnica ka kaluar afër vendbanimit, ka rrjedhur ngadalë për shkak të  pjerrësisë së vogël të shtratit të lumit dhe në raste të përmbytjeve ka përmbushur të gjithë fushën. Janë formuar këneta, të cilat janë bërë stelë mushkonjash. Sipas kryetarit të bashkisë Dimo Todorov, ka dhe një version tjetër  -sipas të dhënave me shkrim për fshatin nga koha turke, emri vjen nga “komarnik”- gjë që do të thotë një kasolle e vogël për të jetuar. Data e saktë e popullimit të vendbanimit nuk dihet, por ka informata se gjatë sulmit të pushtuesve osman (fundi i shekullit të 14) ai ka ekzistuar si një fshat i vogël me 15-20 shtëpi, i rrethuar me pyje gjetherënëse shekullore. Nga e kaluara e pasur e fshatit Komarevo është dhe kisha “Shën Athanasi”, e ndërtuar gjatë vitit 1870, e  gërmuar në tokë, gjë tipike për ndërtimet e kishave gjatë kohës turke. Është nevojitur ta shembin deri në themel, sepse muret janë rrëzuar.  

“Meqenëse nuk ka para, tani brenda nuk është e lyer, por kemi vënë ikonat nga kisha e vjetër dhe kohë feste, ai që do hyn, ndez qiri. Nuk ka para për gjëra të tjera - të lyhet dhe të bëhet ashtu siç ishte - thotë kryetari i bashkisë Dimo Todorov. Kambana e kishës bie nga jashtë, njerëzit kanë shtrirë një litar i cili tashmë po fërkohet, por kumbimi i saj gjithmonë lajmëron rrethin për ndonjë rast.” 

Në parkun përball bashkisë ka një pllakë përkujtimore, e cila u kushtohet 50 ushtarëve të vrarë për Bullgarinë (1912-1918). E kaluara e lavdishme e Komarevos plotësohet dhe nga vatra e kulturës me afro 900 vëllime letrare. Ajo është themeluar gjatë vitit 1923 dhe mban emrin e Pajisij Hilendarskit, i cili ka vënë fillimin e Rilindjes Bullgare me shkrimin e “Historisë sllavo-bullgare”. Në vatrën e kulturës ka dhe një sallon të madh për 250 veta, i cili nuk përdoret prej kohe. Hyrja është kthyer në një farë muze të vogël me eksponate të veshjeve popullore, kurse përpara tyre janë të vendosur orendi të ndryshme nga e kaluara. Ka dhe diploma të shumta nga konkurset e shumta për të kënduar, sepse fshati lëvdohet me grupet e tij të këndimit, të cilat kanë marrë pjesë në festivale dhe konkurse të shumta kombëtare. 

Por, e gjithë kjo tani është në të kaluarën, kur fshati ka qenë i përmbushur me jetë dhe nuk ka pasur asnjë pjesë toke të papunuar. Por sot është një luftë për të shpëtuar, kurse pensionet nuk arrijnë për asgjë. Mjeku vjen një ose dy herë në javë, dhe po të mos të kesh komshi i cili të të shpjerë tek mjeku  -vdes. 70 shtëpi janë të braktisura dhe janë duke rënë, godina e shkollës së dikurshme është e blerë përpara viteve nga njerëz të huaj, por tani vonë u dogj. Prandaj dhe të rinjtë nuk kanë stimul që të mbeten në fshatra si Komarevo. 

Autor: Aleksandër Jordanov /BNR-Varna/ 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva 

Foto: BNR-Varna


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD