Kryeqyteti bullgar Sofja ka pësuar shumë ndryshime në pamjen e tij arkitektonike që nga shpallja e tij si qendër administrative, kulturore dhe publike e vendit në vitin 1879. Me gjithë kalimin e pamëshirshëm të kohës dhe ndryshimet që sjell me vete, qyteti arrin të ruajë shpirtin, historinë dhe një pjesë të shtëpive të ish zyrtarëve të tij të dikurshëm, në dy lagje të kryeqytetit - ajo pas Banjës Qendrore me një ujë mineral dhe ajo e krahasuar me Montmartren e Parisit / lagja artistike e Parisit/, Llozenec.
Lagja Llozenec bëhet e njohur si një qendër e bohemës së Sofjes, akoma gjatë vitit 1921, sipas dëshmive të para për ardhjen dhe ngulitjen e tyre. Ajo mbetet e tillë dhe deri më sot dhe për shkak të disa prej terreneve më të shtrenjta në qytet. Në pjesën më të vjetër të Llozenecit, pronat janë të paçmueshme, jo kaq për shkak të vendndodhjes së tyre sesa për personalitetet, të cilët jo thjesht banojnë në to, por i gjallërojnë dhe përjetojnë. Duke bërë një shëtitje nëpër rrugët e qeta dhe të gjelbra, papritur biem në makinën imagjinare të kohës dhe e lëmë veten që ajo të na shpjerë në vitet kur kanë jetuar njerëz, të cilët kanë luajtur një rol të rëndësishëm për zhvillimin dhe lulëzimin e vendit tonë. Mes tyre janë shkrimtari Elin Pelin, themeluesi dhe drejtor i parë i Radios Kombëtare Bullgare Sirak Skitnik, aktori Krëstjo Sarafov. Shtëpitë e tyre janë të projektuara prej disa nga arkitektët më të njohur vendas si Georgi Ovçarov, Jordan Millanov. Ballkone të gdhendura, basorelieve të gurta, shatërvane të bukura, në disa vende të lagjes bashkëjetojnë edhe sot e kësaj dite me kopshte të pastra që tërheqin sytë e kalimtarëve. Një nga ndalesat e detyrueshme në shëtitjen tonë mbrapa në kohë është shtëpia e artistes së njohur bullgare Adriana Budevska. E kthyer në një hapësirë për ekspozita, lexime letrare dhe koncerte të dhomës, shtëpia me siguri ruan kujtimin për banuesen e vet të njohur. Ajo ka vdekur në të në moshën 70 vjeçare, pas një jete të denjë - nga maja e lavdisë deri në një harresë të plotë dhe mohim, të pasuar nga një njohje mezi aty gjatë fundit të rrugës së saj tokësore.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ditën e tretë pas Lindjes së Krishtit, më 27 dhjetor, Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Stefanit - martirit të parë të krishterë. Emri i tij do të thotë "kurorë" dhe vjen nga greqishtja "στέφανος" (stéphanos). Ai simbolizon fitoren dhe..
Kanë kaluar 40 vjet nga protesta e parë kundër ndryshimit të detyruar të emrave të turqve bullgarë nga regjimi komunist. Në këtë ditë të vitit 1984 në fshatin Mleçino të bashkisë së Ardinos mblidhen mbi 3 mijë persona - njerëzit nga fshatrat e afërta Gorno..
Më 23 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon Shën Naumin e Ohrit. Naumi ishte një studiues dhe shkrimtar bullgar mesjetar, i lindur rreth vitit 830. Vdiq më 23 dhjetor 910. Ai ishte me origjinë fisnike, por la gjithçka dhe ndoqi apostujt e..
Më 17 shkurt 2025 mbushen 17 vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Në këtë ditë në vitin 2008 Kosova u bë shteti më i ri në botë pas shpalljes së..