Sezoni veror në Bullgari në kushtet e pandemisë është relativisht i suksesshëm, evidentoi dikasteri turistik javën e kaluar. Gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht shihet një rritje e turistëve me 70 për qind në krahasim me një vit më parë. Në pushimoret detare më shumë gjatë kësaj vere ishin miqtë nga Rumania dhe Bullgaria. 3.7 milion turistë gjithsej zgjodhën për të pushuar në vendin tonë këtë verë. Bashkitë e qyteteve Varna, Primorsko dhe Nesebër mirëpritën pushuesit më të shumtë, kur në disa vende ishte pothuajse e pamundur të gjesh dhoma në dispozicion në hotelet.
Sidoqoftë pronarët e hoteleve thonë, se punësimi i lartë në kulmin e sezonit të shkurtër veror që sivjet vazhdoi mezi 40 ditë , nuk mund të kompensoje humbjet e tyre si rezultat i restrikcioneve epidemike nga fillimi i vitit, si dhe mungesa e përkrahjes adekuate nga ana e shtetit.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
"Vemja e Rodopeve" – kështu e quajnë trenin që zvarritet përgjatë shpateve të malit Rodopa në rrugën Dimitrovgrad - Haskovo - Kërdxhali - fshati Podkova. Dhe jo, kjo nuk është treni legjendar me binarë të ngushtë , i cili qarkullon në një..
Në vitin 2009 një kompani shtetërore në Shangai nxori në treg kos me markën “Musilijan”, siç quhet fshati Momçillovci në Kinë. Shfaqja e produktit tonë u shoqërua me një fushatë reklamuese në shkallë të gjerë dhe emri i fshatit në malin e..
Në dimër, qyteti Kotell tërheq turistët me itineraret kulturore, peizazhet me borë dhe mundësinë për të skijuar në mesin e palosjeve të malit Stara Pllanina. Një kompleks skijimi u krijua rreth 4 km nga qendra e qytetit në zonën "Tre Erërat". Pista e..