Ideja është e bateristit Hristo Jocov (Hristo Yotsov) - një interpretues i njohur, kompozitor, pedagog, i cili ka realizuar dhjetëra projekte autorësh. Vetëm se kësaj radhe ai ka vendosur të prezantojë një muzikë, të krijuar nga një njeri tjetër, jo më pak të njohur - koleg i tij - trombisti Mihaill Josifov. “Gjatë viteve të fundit Mishoja është pjesë nga një mori koncertesh dhe projektesh incizimi në stilet e ndryshme, por në YoYo ai është krejtësisht në rolin e tij të një xhazmeni. Ka shkruar një muzikë shumë të mirë, e cila nuk ekzekutohet plotësisht sipas mendimit tim. Vendosa, që kjo të jetë një mundësi të prezantohet krijimtaria e tij”- thotë profesori Jocov.
Kuptohet se, emri i projektit dhe bendi i cili do ta prezantojë është i përbërë prej rrokjeve të para të Jocov (Yotsov) dhe Yosifov. Loja e fjalëve me të ashtuquajturin “YoYo efekt” mbase po kështu nuk është e rastit, meqenëse muzikantët presin përmasat të zgjerohen. Ja se për çfarë bëhet fjalë:
“Ka dhe një ide tjetër bazë - vazhdon Hristoja. Dua që ky grup pak nga pak të bëhet një vend për paraqitjen e muzikantëve të rinj, të cilët kanë talent dhe kanë nevojë nga përkrahja e njerëzve, të cilët kanë kaluar në këtë rrugë. Mbase është pak jo modeste, por drejtimi, të cilin unë po mendohem, është projekti i Art Blakey dhe Jazz Messengers të tij. Prej kohe doja që të bëj diçka të ngjashme-një formacion të hapur, në të cilin të ftohen instrumentistë të ndryshëm. Premiera është më 18 shtator, ditën e shtunë, në një xhaz klub të kryeqytetit. Po planifikojmë koncerte të rregullta, në të cilat çdo herë të prezantojmë emra të rinj. Nga Akademia Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov”, ku që të dy japim mësim, por jo kaq. Duhet të them se, qëkurse Mishoja filloj të punojë në Akademi, gjërat ndryshuan rrënjësisht. Ai drejton disiplina kryesore-big bend, kompozime kombinuese, improvizim. Në sajë të kësaj, shumë interpretues të rinj shikojnë një shkak serioz të mësojnë në Akademi, dhe jo të hedhin vështrim poshtë e përpjetë për jashtë. Unë po kështu jap mësim aty më shumë se 30 vjet, kështu që misioni tonë është ti drejtojmë kolegët tanë të rinj në rrugë, kjo është një pjesë nga jeta jonë.
Programi të cilin YoYo e prezanton , në pjesën e vet kryesore është i përbërë prej pijesave të reja të Mishos. Ka dhe disa tituj të njohur. Por për mua më e rëndësishme është festa në skenë, kurse ajo padyshim që do të ngjajë me muzikantë të tillë-kemi ftuar Boris Taslevin (kontrabas) si dhe dhe dy muzikantë të huaj, të cilët tanimë jetojnë në Bullgari-saksofonisti Arnau Gapofe-Faras dhe pianisti Steve Hamilton.”
Akoma nuk ka incizime të muzikës nga projekti i ri, por le të rikujtojmë një nga të mëparshmit, të quajtur Jazzball - pijesa prej autori të Hristo Jocov me pjesëmarrjen e Mihaill Josifovit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: plevenphil.com
Disa ditë para se të festojë ditëlindjen, Mihaella Fileva u dhuron fansave të saj një dhuratë - videoklipin e saj më të fundit "Heroi i dopaminës". Përveç një ngarkese të fuqishme energjie dhe një tingulli modern, kënga përcjell edhe një mesazh..
Një festë kushtuar pasurisë së folklorit bullgar do të zhvillohet në kuadër të "Festivalit Evropian të Muzikës". Nxënës nga Akademia Kombëtare e Muzikës “Prof. Panço Vlladigerov” - interpretues të rinj të talentuar të muzikës popullore bullgare, do..
Aktorja dhe këngëtarja e re Violina Doceva është gati me këngën e saj të re "Kujtimi". Ajo shkroi tekstin dhe krijoi muzikën së bashku me Denis Popstoev, i cili është gjithashtu autori i aranzhimit. "Kujtimi" është një histori thellësisht personale..
Kënga e fundit e Vjara Pantaleevës, "Vetëm një kujtim", është një thirrje e guximshme dhe e sinqertë për ndryshim të gjërave që e rrethojnë. Përveçse si..
Këngëtarja e re Dimitrina Germanova është fituese e çmimeve të shumta nga konkurse prestigjioze muzikore në vendin tonë dhe jashtë vendit. Dimitrina..
Prima e operës Gabriella Georgieva është "Muzikantja e Vitit 2024" në sondazhin kombëtar të programit të muzikës klasike "Allegro Vivaçe" të Radios..