Kundërshtarët e vaksinimit kundër Covid-19 sulmuan një qendër të lëvizshme vaksinimi në Varna më 19 shtator. Lidhur me këtë precedent të rrezikshëm, Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov tha se autoritetet nuk do të lejojnë që mjekët bullgarë të fyhen, ofendohen dhe poshtërohen, dhe i kërkoi prokurorisë të hetojë sulmin dhe ta çojë çështjen në gjykatë.
"Vaksinat janë mënyra më efektive për të shmangur simptomat e rënda dhe vdekjen nga koronavirusi. Vaksinimi në Bullgari është vullnetar dhe të gjithë vendosin nëse do të vaksinohen apo jo. Ne nuk po detyrojmë askë, por nuk do të lejojmë që grupe të organizuara kundër vaksinimit t’i pengojnë ata që dëshirojnë të imunizohen, " thuhet në një deklaratë të MinistritGjykata e Drejtësisë e BE-së në Luksemburg ka kufizuar abuzimet e kompanive të kredive të shpejta. Magjistratët vendosën që tarifat e garantuesit duhet të përfshihen në çmimin e kredisë, në të ashtuquajturën “përqindje vjetore e shpenzimeve”...
Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë pret sot një seminar informues me temë "Mbrojtja evropiane dhe mundësitë për biznesin bullgar në zhvillimin dhe prodhimin e produkteve mbrojtëse". Qëllimi kryesor i seminarit është njohja e kompanive inovative..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 7° deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Do të jetë me diell para mesditës. Pas mesditës, mbi masivet perëndimore do të zhvillohen vranësira me shi dhe do të ketë shira dhe bubullima..
Gazi natyror pritet të bëhet më i lirë me rreth 14% krahasuar me çmimin aktual, njoftoi drejtori ekzekutiv i “Bulgargaz”, Veselin Sinabov, në një takim..
Prej dy dekadash, Bullgaria e di se për çfarë synon, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa,..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 5°. Do të formohen ngrica vende-vende në luginat e 8..