Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Financierët: Jini financiarisht aktiv, mos i mbani kursimet tuaja në depozita afatgjata

Çdo i dyti bullgar pranon sinqerisht se është analfabet financiarisht, tregon statistika

Foto: arkiv

Pjesa e madhe e bashkatdhetarëve tanë nuk e dinë se si të menaxhojnë financat e tyre dhe preferojnë që të “ngrijnë” kursimet në depozita afatgjatë për “ditë të zeza” me norma të pafavorshme të interesit madje edhe me humbje.

Analistë shpjegojnë padijen në rritje në mesin e popullatës sonë më të vjetër me “trashëgiminë nga socializmi”, kur nuk kishte ekonomi tregu dhe njerëzit thjesht mbanin kursimet e tyre modeste në bankë ose në shtëpi. Po ka edhe një shkak tjetër. Maturia e tepruar dhe mosbesimi ndaj tregjeve të kapitalit dhe sistemit bankar tek ne është rrjedhoje e falimentimeve dramatike të piramidave financiare në agimin e demokracisë. Sipas të dhënave jo zyrtare, të paktën 10 miliardë leva u zhytën në mashtrime financiare që nga fillimi i tranzicionit, duke lënë mbi 200 mijë bullgarë të falimentuar. Ndërsa mashtruesit të quajtur “faraonë” edhe më sot janë të lirë të pashqetësuar nga drejtësia. Tri dekada më vonë njerëzit vazhdojnë të jenë skeptikë.

Sipas konsulentit financiar Emill Ivanov në momentin e tanishëm në rendin e ditës është pasiguria si rezultat i koronavirusit dhe pranimit tonë të ardhshëm në eurozonë lidhur me “emetimin e madh të parave” gjë që do të rrisë inflacionin. Njerëzit kanë frikë për kursimet dhe nuk dinë se çfarë të bëjnë.

Emill Ivanov

Problemi është, se gjatë viteve të fundit normat e interesit për depozitat në bankat është pothuajse zero, ndërsa disa madje ndaluan ofrimin e opsionit të depozitimit, gjë që kufizon klientët. Në  të njëjtën kohë inflacioni po rritet. Sipas analistit të rinjtë i reagojnë në mënyrë më adekuate situatës. “Ata me lehtësi orientohen te tregjet, domethënë investojnë në fonde të mëdha, në aksione, në instrumente të tjera financiare si obligacione, ndërsa kjo lejon një zhdërvjelltësi më të madhe për paratë e tyre”, thekson financieri dhe shton:

“Më e keqja të cilën një bullgar mund të bëjë në momentin e tanishëm është të kapet në kursimet e tij, t’i vendosë në bankë me normë interesi 3-5 për qind në kushtet e inflacionit – kjo do të dëmtojë shumë financat e tij. Imagjinoni 10 mijë leva të kursyera. Pas një viti ato do të jenë 9 500 leva dhe në të njëjtën kohë mallrat do të shtrenjtohen me 5 për qind. Në këtë situatë rekomandojmë të veprohet – qoftë në investime, qoftë nëpërmjet përvetësimit të dijeve financiare, me mundësi për të fituar më shumë. Por pritja me siguri nuk është variant në momentin e tanishëm.”

Krahas pranimit të ardhshëm të Bullgarisë në eurozonë pritet një inflacion edhe më i madh dhe rritje më e madhe e çmimeve. “Gjatë 2 – 3 viteve të para në shtete si Sllovakia, Letonia, Lituania, Estonia, të cilët kaluan në këtë rrugë, inflacioni kërceu më se 10 për qind. Në rast të planifikimit të gabuar të financave personale, një tendencë e ngjashme mund të gëlltitë një pjesë serioze të kursimeve të bullgarëve, mendon Emill Ivanov dhe shton:

“Besoj fortë, se në 10-15 vitet e ardhshme eurozona do të jetë jashtëzakonisht e dobishme sepse ajo do të hapë rruga ekonomike për Bullgarinë, do të tërheqë investues dhe do të krijojë mundësi për më shumë biznes. Në fund të fundit kjo do të çojë në të ardhura më të larta. Por në aspekt afatshkurtër nëse nuk ndërmerret asnjë veprim ky proces mund të çojë në varfërimin e pjesës më pak aktive të popullsisë bullgare. Atë të cilën e këshilloj njerëzit është se në këtë situatë nuk është e nevojshme që të jesh sëmurë për të kërkuar mjek. Në po këtë mënyrë nuk është e domosdoshme të kesh vështirësi financiare për të kërkuar konsulent financiar”, tha në përfundim Emill Ivanov. 

Përgatiti në shqip: Svetllana Ivanova

Foto: arkiv, Veneta Nikollova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa

Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa, duke qenë në vendin e parë mes 24 vendeve evropiane. Sipas Indeksit të fundit Global Property të kompanisë ndërkombëtare të konsulencës “Deloitte”, ka 668 shtëpi për 1000 qytetarë bullgarë. Kështu,..

botuar më 24-09-30 9.44.PD

Një procedurë e re në kuadrin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë siguron akses në mbi 1 miliard leva për bizneset

Procedura për projektet e ruajtjes së energjisë së rinovueshme sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është hapur dhe propozimet përkatëse tashmë janë duke u pranuar. Paratë janë shumë, afatet janë të shkurtra dhe kushtet që duhet të..

botuar më 24-09-29 7.20.PD

BERZH ka ulur parashikimet e rritjes, por është optimist për uljen e inflacionit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...

botuar më 24-09-28 11.45.PD