Sot Kryedrejtoria “Luftimi i kriminaliteti të organizuar” ndaloi një punonjës të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave me ryshfet në një dyqan në Sofje. Disa ditë më parë, punonjësi i Agjencisë së të Ardhurave ka hyrë në dyqan dhe ka blerë diçka. Pasi nuk ka marrë faturë, ai ka prezantuar kartën e vet të punës dhe ka shpjeguar se për të mos vendosur një gjobë për moslëshimin e faturës, atij duhet t'i jepet një shumë prej 600 levash /rreth 307 euro/. Punonjësi i Agjencisë Kombëtare të të ardhurave është ndaluar pasi dyqani ka raportuar rastin në polici. Informacioni është i reporterit tonë Nikollaj Hristov.
Pavarësisht përpjekjeve aktive dhe të synuara për rekrutim, përqindja e pozicioneve të lira në agjenci mbetet e lartë. Kjo raportohet nga Agjencia Shtetërore e Inteligjencës në raportin e saj për vitin 2024, të publikuar në faqen e internetit të..
Që nga fillimi i vitit, Bullgaria ka përmbushur edhe kriterin e stabilitetit të çmimeve për anëtarësim në eurozonë, tha Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova. Në hapjen e forumit "Investor Day 2025: Embracing Opportunities" (“Dita e Investitorit..
Prej dy dekadash, Bullgaria e di se për çfarë synon, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, i cili mbërriti për një vizitë tre-ditore në Bullgari. Zheljazkov theksoi se në kohë sfidash..
Një spital për fëmijë për trajtim aktiv do të hapë dyert e tij në qytetin Burgas deri në fund të vitit, u bë e qartë gjatë inspektimit të ndërtimit të..
Prej dy dekadash, Bullgaria e di se për çfarë synon, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa,..
Gazi natyror pritet të bëhet më i lirë me rreth 14% krahasuar me çmimin aktual, njoftoi drejtori ekzekutiv i “Bulgargaz”, Veselin Sinabov, në një takim..