Në një këngë të njohur bullgare këndohet se vera tanimë është “vetëm gjoja”, përderisa vjen era e specave të pjekura. Javët e para të vjeshtës janë koha e një pune këmbëngulëse, më në veçanti për bullgarët, të cilët vet i rrisin frutat dhe perimet e veta nëpër oborret e tyre. Pas përkujdesjeve të shumta gjatë ditëve të gjata të verës, tani është koha të mblidhet rendimenti dhe të bëhen gati për në dimër. Perimet më të kërkuara dhe të dashura janë domatet dhe specat e kuqe, jo vetëm sepse prej tyre bëhen sallata shumë të shijshme, por dhe sepse ato janë dhe pjesë bazë e lutenicës - “mbretëresha e konservave” në Bullgari. Çdo një fabrikë e autoritetshme për konserva tek ne zgjat dorë drejt recetës dhe teknologjisë për bërjen e lutenicës. Kurse ajo është shumë e ndërlikuar - një sasi më e madhe domatesh të bluara, speca të pjekura dhe patëllxhanë, ndaj të cilëve shtohet vaj, kripë, sheqer dhe merudhi të thjerra. Nuk ka bullgar, i cili të mos ta ketë ruajtur lutenicën si një shije nga fëmijëria, pavarësisht nëse e preferoni të bluar në copa më të mëdha ose në mënyrë tepër fine.
Një fakt kureshtar është se kërkimi i lutenicës në tregun e brendshëm, sipas të dhënave të prodhuesve ruhet përherë gjatë gjithë vitit. Një ulje të lehtë ka gjatë periudhës së verës, kur dalin perimet e freskëta. Prodhuesit industrial ripohojnë ringjalljen e interesit ndaj lutenicës të bërë në shtëpi dhe e shpjegojnë me krizën dhe me rendimentin e mirë prej perimeve sivjet. “Amviset e shtëpisë nuk e llogarisin punën dhe shpenzimet për korrent. Përdorin produkte përdorim personal dhe kavanoza përdorim i dytë. Kështu lutenica duket më e lirë nga ajo e prodhuar në mënyrë industriale, por kjo fare nuk është kështu”- llogarit një nga pronarët e ndërmarrjes për konserva. Por, fare të ndryshme dalin llogaritë e njerëzve, të cilët dinë sesi në mënyrë më racionale të shpërndajnë buxhetin e vet dhe për të cilët bërja e lutenicës në shtëpi është diçka si një hobi familjare dhe respektim i traditës tipike bullgare. Kështu është në shtëpinë e Dimitrina dhe Mihaill Kesovi nga qyteti Zllatica. Aty çdo një anëtar i familjes përfshihet në bërjen e lutenicës, me të cilën krenohen shumë. Fusin në të vetëm perime të rritura në kopshtin e tyre. “Sivjet rendimenti ishte shumë i mirë dhe me shumë punë dhe durim rritëm mbi 100 kilogramë speca në një sipërfaqe prej 300 metrave katrore” - thotë Mihaill Kesov:
“Sa më të mëdha dhe më të kuqe janë specat, kaq më e mirë do të dalë lutenica prej tyre. E njëjta gjë ia vlen dhe për domatet - ato duhet të jenë të pjekura shumë mirë. Përgatitja për lutenicën është që nga mëngjesi deri në mbrëmje. Çdo gjë e bëjmë jashtë në oborr, kemi vatër dhe një tavë shumë të madhe për lutenicë, ku vihen të gjitha përbërëset dhe trazohet derisa të trashet. Dhe fëmijët përfshihen në punë.”
Akoma nga hollësitë në përgatitjen e një lutenice të shijshme zbulon dhe bashkëshortja e Mihailit, Dimitrina Kesova:
“Në një zjarr të ngadaltë lihen produktet që të avullojnë, nuk mund të forcohet zjarri - çdo gjë bëhet me ngadalë dhe me shumë durim, ti vazhdimisht je rreth zjarrit dhe përzien.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES dhe arkiv personal
8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..
Ekspedita e parë kërkimore bullgare në Antarktidë u zhvillua në pranverën e vitit 1988 dhe me të filluan edhe studimet e njëpasnjëshme shkencore të studiuesve vendas në Kontinentin e Akullit. "Këto janë kushtet më ekstreme në të cilat një person mund..
Një ekuipazh në detyrë i avionit C-27J "Spartan" nga Baza Ajrore “Vrazhdebna” siguroi transportin ajror nga Sofja në Tiranë të Shqipërisë, të një ekipi mjekësor të përbërë nga specialistë të ndryshëm mjekësorë dhe pajisjet e tyre. Këtë të shtunë dhe..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..