Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panagjurishte fitoi titullin "Qyteti Evropian i Sportit"

Foto: ACES

Qyteti Panagjurishte (rrethi Pazarzhik) plotësoi kriteret e larta për të qenë "Qyteti Evropian i Sportit" në vitin 2022 dhe mori titullin prestigjioz. Kjo u bë e qartë sot pas një inspektimi nga Shoqata e Qyteteve Evropiane dhe Kryeqyteteve të Sportit ACES EUROPE. Vlerësuesit ishin personalisht Presidenti i saj Gian Francesco Lupattelli dhe Sekretari i Përgjithshëm Hugo Alonso. Mysafirët u impresionuan nga salla sportive vendase "Asarel", stadiumi "Orço Vojvoda", pista e atletikës dhe vende të tjera sportive në qytet. U vizituan disa terrene sportive, si dhe setet për fitness të vendosura në çdo oborr të shkollës.

Dhjetëra gara dhe aktivitete janë planifikuar për vitin 2022 në qytetin evropian të sporteve Panagjurishte, duke përfshirë Kampionatin e parë Botëror të Sambos në Bullgari, turnetë e pingpongut, basketbollit, volejbollit dhe të tjera.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Canko Cankov

Canko Cankov notoi 108 km pa ndalesë në Danub

Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..

botuar më 24-09-09 10.16.PD

Startoi e dhjeta “Sofja Ekiden Maratona”.

Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..

botuar më 24-09-06 10.54.PD

Grigor Dimitrov u kualifikua për çerekfinalet në Nju Jork

Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..

botuar më 24-09-02 12.21.MD