Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 30 shtatorin

Mot i ftohtë me vranësira dhe me reshje mbi Bullgarinë Jugore

Foto: BGNES

Të enjten do të ketë vranësira të konsiderueshme, por do të bjerë shi në disa vende, kryesisht në Bullgarinë Jugore. Temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14 °. Maksimumi do të arrijë midis 17 ° dhe 22 °, për rajonin e Sofjes deri në 17 °.

Mbi bregun e Detit të Zi retë do të jenë të konsiderueshme me reshje të lehta. Do të fryjë erë mesatare deri në të fortë verilindore. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 19 ° në veri deri në 20 ° në Burgas dhe 18 në Ahtopoll. Temperatura e ujit të detit do të jetë deri në 21 °. Lëvizja e detit do të rritet në 4-5 ballë.

Mbi male moti do të jetë me vranësira dhe mjegull me reshje shiu të dobët, në pjesët më të larta – me reshje bore. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë deri në 12 °, në 2000 m deri në 6 °. Në vendpushimet e Borovec dhe Pamporovos temperaturat maksimale do të jenë 11 °, në Bansko deri në 16 °.

Të premten moti do të jetë i pandryshuar. Temperaturat minimale do të bien midis 5 ° dhe 10 °, parashikon Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Bullgaria prej kohësh i ka përmbushur të gjitha kriteret teknike për anëtarësim në Shengen

"Ka ardhur koha." Kështu në mënyrë lakonike presidenti Rumen Radev e komentoi nga Nju Jorku mundësinë që më 10 tetor të këtij viti të bëhet një propozim Bullgaria të hyjë në zonën Shengen edhe në rrugë tokësore. Kreu i shtetit kujtoi se vendi..

botuar më 24-09-25 8.57.PD

Birra kraft do të derdhet në fund të javës në Sofje

20 fabrika birre bullgare do të ofrojnë recetat e tyre unike të birrës gjatë festivalit "Rruga Sumbullare", i cili do të mbahet në fund të javës - më 27, 28 dhe 29 shtator, përballë godinës së Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të Sofjes...

botuar më 24-09-25 6.05.PD

Parashikimi i motit për 25 shtatorin

Të mërkurën , më 25 shtator, do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësirat do të rriten pasdite nga perëndimi. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-juglindor, por nga mbrëmja në zonat perëndimore do të orientohet nga drejtimi..

botuar më 24-09-24 7.35.MD