Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bizneset po kërkojnë mbështetje për shkak të çmimeve të larta të energjisë

Foto: BGNES

Gjatë muajit tetorgazi natyror në Bullgari do të rritet me më shumë se 16% e parashikuar në verë, vë në dukje një furnizues kryesor i energjisë në Bullgari. Nga Komisioni Rregullator i Energjisë dhe Ujit e shpjeguan këtë me rritjen e çmimeve të bursave evropiane, të cilat gjatë muajit të fundit kanë një rritje prej 50% si rezultat i kërkimit më të madh të karburantit blu. Kështu në Bullgari u formuan tre kriza -paqëndrueshmëria politike dhe stuhia energjetike, që iu shtuan pandemisë.

“Po flasim mbi këto tema dhe kërkojmë zgjidhje. Qeveria teknike po punon për këtë që të gjithë konsumatorët të kenë energji dhe kjo të jetë në rangun më të mirë të çmimeve” - tha kryeministri në detyrë Stefan Janev.


Mes masave të propozuara nga qeveria janë ndihma financiare  e biznesit dhe forcimi i kontrollit mbi funksionimin e Bursës së Pavarur të Energjisë Bullgare dhe transaksionet e kryera. Si një hap për kompensimin e çmimit të lartë të energjisë elektrike për biznesin, qeveria teknike propozon t’u paguhen firmave nga 50 leva për çdo një megavat orë korrent të përdorur. Llogaritë tregojnë se për këtë qëllim do të jenë të domosdoshme afro 650 milionë leva /325 milionë euro/.

“Gjatë 2 muajve të fundit Bullgaria ka çmimet më të ulëta të energjisë në kuadrin e Bashkimit Evropian. Çmimi i energjisë elektrike për familjet do të mbetet i njëjtë, të paktën për tre muajt e ardhshëm”, na bind Ivan Ivanov kryetar i Komisionit Rregullator të Energjisë dhe Ujit.


Përveç masave të planifikuara për të ulur çmimin e energjisë për biznesin, kabineti po konsideron krijimin e një grupi pune i cili të analizojë mundësitë për ndërtimin e objekteve të reja bërthamore në vendin tonë.Biseda duket se është politike dhe jo teknike, kurse pa një qeveri të rregullt nuk mund të merren vendime të qëndrueshme - paralajmërojnë sindikalistët. Kjo është dhe një çështje shumë e rëndësishme sociale. Vendi ynë është në vendin e parafundit në Bashkimin Evropian për nga përqindja e punonjësve, të cilët kanë vështirësi me pagimin e ngrohjes gjatë dimrit - në bazë të të dhënave të agjencisë EUROSTAT këta janë rreth 40%. Nga ana e vet biznesi këmbëngul në zgjidhje të shpejta dhe të zbatueshme në mënyrë që të mos ketë humbje të vendeve të punës, si një masë për të kundërshtuar goditjet e inflacionit, si dhe në përgjigje të pasojave nga koronakriza.

Goditja më e madhe e çmimeve këtu ishte në fund të muajit korrik dhe në fillim të muajit gusht, kur çmimet e energjisë elektrike për një megavat orë arritën 200 euro. Industritë me një intensitet të lartë nuk mund të funksionojnë dhe të punojnë me një çmim të tillë, sepse për to energjia elektrike është lënda e parë dhe një komponent kryesor në çmimin e mallrave dhe të shërbimeve që ato ofrojnë. Madje disa kompani kanë ndërprerë punë sepse nuk mund të lejojnë një humbje të tillë dhe të vazhdojnë” - thotë Dobri Mitrev, kryetar i Bordit Drejtues të Dhomës Industriale Bullgare dhe vë në dukje se periudha më e vështirë për biznesin është përpara.


“Bëhet fjalë për muajt më të rëndë të dimrit - deri në mars. Mendoj se me mjete në një përmasë deri 1 miliardë leva /500 milionë euro/ do të mund t’i jepet një gllënjkë ajër biznesit të vogël dhe të mesëm në Bullgari. Nëse shteti merr masa, biznesi bullgar do të mund ta përballojë”.

Në sfondin e kësaj situate të pazakonshme në plan botëror, tek ne vëzhguesit gjithashtu raportuan si problem dhe eksportin e energjisë së lirë të prodhuar këtu, si dhe ngecjen në ndërtimin e lidhjes së gazit me Greqinë, që mundet të japë një gllënjkë ajër me një gaz më të lirë nga Azerbajxhani.


“Qeveria tani është e kufizuar në mundësitë e veta, sepse mungon parlamenti. Por, ka mekanizma të kërkojë rezerva prej kursimeve” - mendon Sllavço Nejkov, kryetar i Institutit të Menaxhimit të Energjisë.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, Dhoma industriale Bullgare



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eksportet dhe importet drejt Evropës dhe vendeve jashtë BE-së po bien

Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..

botuar më 24-12-15 10.15.PD

TASS: Nuk bëhet fjalë për ndalimin e tranzitit të gazit rus përmes Bullgarisë

Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..

botuar më 24-12-11 10.35.PD

Ministria e Financave publikon projektbuxhetin e shtetit për vitin 2025

Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...

botuar më 24-12-10 10.19.PD