Ministria e Shëndetësisë ka nisur një lojë me shpërblime për personat e vaksinuar, njoftoi Ministria. Një mesazh për inkurajimin e vaksinimit kundër COVID-19 do t'u dërgohet përdoruesve të celularëve të tre operatorëve të telekomunikacionit në vend, pavarësisht nga statusi i tyre i vaksinimit: "Vaksinat kundër COVID-19 shpëtojnë jetë! Imunizoni veten deri më 31 tetor 2021 dhe përfshihuni në lojën tonë, ku mund të merrni një nga 102 orët e zgjuar.
Në lojë mund të marrin pjesë të gjithë personat mbi 12 vjeç të cilët janë vaksinuar kundër COVID-19 në territorin e Bullgarisë në periudhën nga 30.09.2021 deri më 31.10.2021, pavarësisht nëse është përfunduar tërë cikli i imunizimit. Çdo qytetar që dëshiron të marrë pjesë në lojë mund të regjistrohet në faqen e internetit coronavirus.bg. Loja është e hapur për qytetarët bullgarë dhe shtetasit e huaj që janë me qëndrim të përhershëm në vend.
Fituesit do të përcaktohen përmes një shorti të kryer nga Ministria e Shëndetësisë.Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Bullgarisë shpalli rregullat për pranimin e studentëve, doktorantëve dhe specializantëve për studime në institucionet shtetërore të arsimit të lartë të Bullgarisë, sipas Dekretit nr. 103/1993 të Këshillit të..
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës do të ofrojë që mësime e fesë të përfshihen në plan-programin e detyrueshëm, duke theksuar kompetencat etike, morale, kulturore dhe historike, deklaroi ministri i arsimit Krasimir Vëllçev para Lidhjes së Mësuesve..
Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që është sëmundja më e shpeshtë onkologjike te femrat. Çdo vit zbulohen më shumë se 2 milionë raste..
Në Sofje u prezantua libri i ri "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë. Proceset shoqërore-politike dhe pasojat demografike (1913-2024)". Studimi i..