Më 28 shtator - kur është ditëlindja e akademikut Marin Goleminov, për vit të gjashtë të radhës u dha Çmimi Kombëtar për një kontribut në artin e muzikës, që mban emrin e kompozitorit të madh bullgar. Sipas traditës ceremonia rreth dekorimit në qytetin e tij të lindjes Kjustendill ishte shoqëruar nga një koncert, me të cilin fillon stina e re e Shoqatës Muzikore “Akademik Marin Goleminov”. Sivjet në skenë dolën muzikantët e rinj nga orkestra e pavarur me tela Drop Down Community. Siç mësuam nga organizatorët, ekzekutimet e tyre kanë marrë duartrokitjet dhe admirimin e sinqertë të auditorit në Galerinë e Arteve “Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri.”
Sipas zgjedhjes së jurisë së autoritetshme, fituesi i ri i çmimit prestigjioz është maestro Pavell Balev - një dirigjent me një karrierë mbresëlënëse , i cili e ka lidhur emrin e tij me disa nga orkestrat më të mëdha simfonike dhe të operës nëpër botë. Që nga viti 2007 e deri më sot është dirigjenti kryesor i Filarmonisë Baden-Baden, si dhe i akademisë ndërkombëtare “Karëll Flesh” në bashkëpunim me koncert mjeshtrit e Filarmonisë së Berlinit. Që sivjet maestro Balev është dhe drejtor i përgjithshëm muzikor i Teatrit Nordhausen dhe Orkestrës Sondershausen Loo, kurse që nga viti 2022 paralelisht do të fillojë punë si drejtor muzikor i Operës në Limozh.
Pavarësisht nga sukseset e veta të mëdha botërore, Pavell Balev nuk e harron Bullgarinë dhe shumë shpesh bën turne në atdhe. Gjithmonë kur është e mundur, ai përfshin në programet e tij tek ne dhe nëpër botë, krijime të kompozitorëve bullgarë. Çmimin ai e fiton për të gjithë veprimtarinë e tij të plotë, një pjesë nga e cila është rikrijimi i thelluar i “Variacioneve Simfonike mbi temë nga Dobri Hristovi” nga Marin Goleminov me filarmonitë e Plovdivit dhe të Sofjes. Për shkak të angazhimeve profesionale maestro Balev nuk ka marrë pjesë në dekorim, por në një letër drejtuar organizatorëve ai thotë: “Këtë çmim unë e pranoj si një njohje, por më besoni - më tepër si një detyrim. Unë e njoh muzikën e kompozitorit të madh bullgar - klasikut Marin Goleminov akoma si nxënës. Duke grumbulluar përvojë si muzikant dhe dirigjent, fillova të ndiej një domosdoshmëri të fortë të brendshme të prezantoj dhe të ekzekutoj në skenë muzikën e tij. Kontakti me punën e tij më përmbushi me admirim , me krenari dhe vetëbesim se, jam bullgar! Besoj se, muzika e Marin Goleminovit gjithnjë e më tepër do të na bashkojë dhe pasurojë, sepse ajo prej kohe e ka fituar të drejtën e vet të jetë një pjesë e patjetërsueshme dhe e pazëvendësueshme e trashëgimisë kulturore bullgare! ”
“Fakti se, pikërisht një dirigjent është i dalluar sivjet është shumë domethënës dhe për një shkak tjetër - sado i njohur që të jetë Marin Goleminov si kompozitor, ai ka qenë një dirigjent i jashtëzakonshëm dhe pikërisht ai ka themeluar fakultetin e dirigjimit në Akademinë Muzikore në Sofje. Dua dhe të falënderoj që të gjithë nga Shoqata Muzikore, bashkinë dhe personalisht kryetarin e bashkisë së qytetit Kjustendill për organizimin e shkëlqyer dhe qëndrimin e përzemërt”- nënvizoi Lilija Goleminova, mbesë e kompozitorit, organizatore dhe anëtare e jurisë. Krahas me çmimin e madh, juria gjithashtu i dha çmimin “Ansambli i Artë”- Orkestrës së Dhomës “Orfeu” me dirigjent Rajço Hristov, i cili është i lidhur thellë jo vetëm me krijimtarinë e akademikut Goleminov, por dhe me idenë dhe realizimin e çmimeve në emër të tij. Grupi e fiton çmimin për veprimtarinë e vet të plotë, për programet interesante, të cilat ja ofron publikut në të cilat sipas traditës marrin pjesë krijime të klasikut bullgar.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Sot do të kthehemi pas në kohë me SARACTA, ose "Kujdestari" - kështu quhet aventura e guximshme muzikore e producentëve Fabrizio Parisi dhe The Editor. Sfida këtë herë përfshin edhe një emër legjendar të muzikës bullgare – Gospodin Gospodinov-Gepi. Kujtojmë..
Petko Sllavov është një krijues kompleks - në fushën e muzikës e njohim si autor i teksteve dhe interpretues (këngëtar, basist dhe kitarist) në projektet e tij solo dhe në grupet “Airbag” , “Terpentina” dhe formacioni muzikor i shfaqjes "Zogjtë e..
Dashuria – frymëzimi kryesor për shumë artistë – i dha shtysë Kristina Donçevës për këngën e saj “Të dua”. Ajo është gjithashtu autore e muzikës dhe tekstit, duke treguar një histori shumë personale. Fjalët i erdhën Kristinës në vitin 2018 në formën e një..
Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë..