Komisioni Rregullator i Energjisë dhe Ujit miratoi çmimin e gazit natyror për tetorin me përmasë 94.54 leva / MWh – pa taksa dhe akcizë. Rritja është me 36.2%. Në vendimin e rregullatorit është shënuar se rritja e çmimit të gazit natyror në tetor pasqyron trendin e rritjes së mprehtë të çmimeve të karburantit blu në tregjet ndërkombëtare të gazit. Në një konferencë drejtori ekzekutiv i “Bullgargazit” Nikollaj Pavllov njoftoi se pavarësisht rritjes së çmimeve, konsumatorët bullgarë paguajnë 26-30% më pak se çmimet në tregjet evropiane. Çmimi është i vlefshëm deri në fund të muajit, njoftoi reporterja jonë Juliana Kornazheva.
Vetëm nga prilli deri në shtator çmimi i gazit tashmë është dyfishuar nga 33.20 leva / mWh në 69.4 leva / mWh, kujton “Dnevnik”.Bullgaria nuk kishte asnjë arsye për të ndaluar aeroplanin e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç të fluturonte mbi hapësirën ajrore bullgare për të shkuar në Moskë për paradën ushtarake më 9 maj. Kjo u deklarua nga kryeministri Rosen..
Të premten moti do të jetë kryesisht me diell, por me erë. Pasdite, vranësirat do të fillojnë të shtohen nga jugperëndimi dhe në mbrëmje do të bien reshje shiu, të cilat do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit gjatë natës. Temperaturat minimale..
Kryeministri Rosen Zheljazkov theksoi stabilitetin e financave publike si një element kyç në rrugën e vendit tonë drejt anëtarësimit në eurozonë. Duke folur me Zëvendëspresidenten për Evropën dhe Azinë Qendrore të Bankës Botërore, Antonella..
Një konkurs për zgjidhjen e shpejtë të Kubit të Rubikut do të mbahet në qendrën interaktive të shkencës dhe teknologjisë së Sofia Tech Park në..