Vala e katërt e Covid pandemisë po vazhdon të diktojë ritmin e jetës sonë. Në ditën e parë nga java e re e punës Ministri i Arsimit profesor Nikollaj Denkov deklaroi përpara gazetarëve se që nga fillimi i vitit shkollor janë rritur dyfish mësuesit e karantinuar dhe 4 herë nxënësit e karantinuar në vendin tonë. Më kritike del gjendja në qytetin Gabrovo, ku deri në fund të kësaj jave drejt një arsimi në distancë kanë kaluar nxënësit nga klasat e mesme dhe klasat e sipërme.
E ngjashme është situata në rrethet Kjustendill, Jamboll, Vidin dhe Montana. Në 5 shkolla të qytetit Vidin ka klasa të karantinuara, por tani për tani autoritetet vendase nuk parashikojnë kalimin drejt një forme të arsimit në distancë. Tendenca drejt një rritjeje të numrit të të sëmurëve në rajon po vazhdon, pasi nga pak mbi 200 të infektuar të rinj në gusht gjatë muajit shtator ata janë tanimë më shumë se 790 veta. Sipas fjalëve të doktorit Vlladinski në 99% nga rastet e përmendura bëhet fjalë për “Delta” variantin, i cili prek kryesisht fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë aktivë në moshën deri më 30 vjeç.
Dhe këtu vjen pyetja - çfarë jemi duke bërë që të evitojmë të priturën? Vidin është zona e cila gjatë muajit të fundit është në zonën e kuqe për nga sëmundshmëria dhe është në vendet e fundit për nga numri i vaksinave të vendosura në Bullgari. Sipas fjalëve të drejtorit të Inspektoratit Shëndetësor Rajonal vendas, vetëm 11-12% nga popullsia (rreth 80 000 veta në krahinën e Vidinit) janë vaksinuar kundër Covid-19.
Megjithë të dhënat shqetësuese për numrin në rritje të bullgarëve të infektuar rishtazi dhe të vdekur nga koronavirusi besimi ndaj vaksinimit tek ne si një mënyrë e vetme për përballimin e pandemisë, po vazhdon të jetë e pakënaqshme. Nga një popullsi prej afro 7 milionë veta, deri në këtë moment personat me një cikël të përfunduar të vaksinimit janë vetëm 1 340 793 (nën 20%).
Fatkeqësisht, për shkak të situatës së paqëndrueshme politike në vend vitin e fundit, partitë politike, në pjesën e vet më të madhe, nuk tregojnë përgjegjësi në këtë drejtim. Pjesa më e madhe e shteteve të tjera demokratike bënë ose një vaksinim të detyrueshëm, ose e stimuluan përmes shpërblimeve të ndryshme. Bullgaria nuk bëri asnjë nga të dyja, që të mos të humbasin partitë një dividend të lirë politik”- thotë eurodeputeti Petër Vitanov, anëtar i Komisionit mbi Mjedisin, Shëndetin Publik dhe Sigurinë e ushqimit në Parlamentin Evropian.
Në një problem mjaft serioz, sipas tij, kthehen të dhënat për certifikata të rreme të vaksinimit , të cilat vijnë nga vendi ynë. Rikujtojmë se vetëm përpara disa ditëve ministri i shëndetësisë Stojço Kacarov tha përpara gazetarëve, se dhjetëra sinjale për certifikata të rreme i janë dorëzuar prokurorisë bullgare për një saktësim dhe kontroll, por akoma nuk ka ndonjë rast të provuar të një abuzimi të tillë.
“Kjo është një patentë absolute bullgare, e cila është maja e cinizmit dhe mund të përshkruhet si papërgjegjshmëri kriminele - komenton temën Vitanovi përpara BNR Plovdiv. Në Bullgari njerëzit e vaksinuar, të pranuar në spital janë shumë herë më shumë sesa në vendet e tjera evropiane. Numri i të infektuarve pas vaksinimit “gjoja” në Bullgari është shumë më i lartë, sesa në vendet e tjera. Duhet të keni parasysh se ne nuk përdorim një kategori të dytë të vaksinave.
Kjo automatikisht sugjeron që diçka po ndodh këtu, sepse nuk ka sesi që vaksina të funksionojë në Gjermani ose në Itali dhe të mos funksionojë në Bullgari. Kjo të çon drejt mendimit por është gjithashtu një dëshmi sekëtu po shpërdorohet me certifikatat e falsifikuara” - është kategorik Vitanov dhe shton se shtrembërimi i statistikës minon besimin në vaksinimin dhe në mjekët në Bullgari dhe si një rezultat përfundimtar mund të arrihet deri në një mosnjohje të certifikatave bullgare në Evropë.
Nëse ky problem vazhdon të thellohet, Petër Vitanov nuk përjashton mundësinë për sanksione nga institucionet evropiane, por shton se në fund të fundit sanksionimi më i madh për ne vetë janë humbjet e jetëve njerëzore të të afërmve tanë.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..