Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dëgjoni Bullgarinë – në 9 gjuhë nga Radio Bullgaria

Në ueb sajtin e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) – www.bnr.bg, tashmë mund të dëgjohet audio programi i informacionit “Bullgaria sot” në: anglisht, gjermanisht,  frëngjisht, spanjisht, rusisht, serbisht, greqisht, shqip dhe turqisht, realizuar nga Radio Bullgaria.

Radioja Kombëtare Bullgare rivendos programet e veta në gjuhë të huaja pas një pauze prej 5 vjetësh. Ndryshimi përkon me 85 vjetorin e transmetimeve të para për jashtë, të cilin Radio Bullgaria e shënon në vitin 2021.

Programi i ri i informacionit i Radio Bullgarisë përgjithëson lajmet më të rëndësishme nga dhe për Bullgarinë,  monitoron situatën Covid, paraqet destinacione interesante turistike, njeh auditorin me mënyrën e jetesës, kulturën dhe historinë e vendit. Çdo program përfundon me rubrikën “Kënga e ditës”, e cila u jep mundësi auditorit shumëmijësh të Radio Bullgarisë anë e mbanë botës të dëgjojë hite aktuale bullgare pop dhe rok, kryevepra folklorike, krijime klasike dhe xhaz...

Fillimi i programeve të gjuhëve të huaja është pjesë e fushatës së BNR-s “Dëgjo Bullgarinë” - për të prezantuar dhe për të promovuar vendin tonë midis qytetarëve të huaj të interesuar për biznes, arsim ose turizëm në vendin tonë.

“Bullgaria sot” mund të dëgjohet nga çdo pajisje celulare, përmes faqes së internetit të BNR-s, në dispozicion në: www.bnr.bg.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Teodor Shishmanov

Korrespondentë në det, klasifikime muzikore – detaje nga historia e Radio Bullgarisë

Këngëtari i muzikës pop Teodor Shishmanov, i cili është një nga themeluesit e grupit muzikor “Tonika SV”, të dashur nga breza të tërë bullgarësh, gjithashtu lidhi një pjesë të rrugës së tij të jetës me Radio Bullgarinë. Në periudhën 1985-1988 ai ishte..

botuar më 25-05-17 9.25.PD

Bullgaria sot – 16 maj 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni versionin e këngës “Pse“ nga trio VIVA. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:58 - Lajme 11:41 - Kënga e ditës

botuar më 25-05-16 3.00.MD

Bullgaria sot – 15 maj 2025

Në fillim të programit të Radio Bullgarisë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Pas kësaj në minutat për muzikë do t’ju ofrojmë këngën më të re të këngëtarit Boris Iliev titulluar “Nuk e kuptoj”. Kjo këngë është pjesë e albumit të tij debutues “Për ty”, të..

botuar më 25-05-15 3.00.MD