Rajoni Sliven hyri në zonën e kuqe të errët të vendit. Incidenca mesatare është 508 njerëz për 100 000 banorë, sipas Shtabit Rajonal të Krizave. Nesër pritet një takim i jashtëzakonshëm i shtabit, në të cilin do të miratohen masat shtesë kundër epidemisë, njoftoi korrespondenti ynë Stojan Radev. Për momentin më shumë se 2 300 banorë të rrethit janë nën karantinë si të sëmurë, ose si persona që kanë qenë në kontakt me të sëmurë në rreth. 213 persona u shtruan në spital.
Sipas ekspertëve, një problem në Bullgari është sëmundshmëria "e fshehur". Ka një rritje të fëmijëve të vegjël të infektuar, të nxënësve dhe të banorëve në azilet në vend. Ekspertët e konsiderojnë mbulimin e ulët të vaksinimit në Bullgari si arsyen kryesore për rritjen e incidencës së Covid-19.
"Aktualisht sëmuren kryesisht ata që nuk janë të imunizuar! Shumë pak janë ata që kanë filluar ose përfunduar imunizimin dhe shumë pak janë ata që dikur kanë qenë të sëmurë," - tha drejtoresha e Inspektoratit Regjional të Shëndetësisë - Jamboll - Radostina Kallçeva, tranemstoi korrespondentja jonë Daniella Kostova.Presidenti Rumen Radev ka zhvilluar një takim me menaxhmentin e United Group, në të cilin janë diskutuar perspektivat për ndërtimin e qendrave të mëdha të të dhënave dhe investimevе në fushën e sigurisë kibernetike. Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e..
Bullgaria është ndër pjesëmarrësit kryesorë të FITUR 2025 – një nga ekspozitat më të mëdha dhe më të rëndësishme ndërkombëtare të turizmit, e cila zhvillohet në Madrid, Spanjë, nga 22 deri më 26 janar 2025. Veprimtaria mbledhë së bashku përfaqësues..
Paraditen e së mërkurës , kur temperaturat do të jenë pak nën zero, do të ketë kushte për akull. Temperatura minimale do të lëvizë nga minus 4 deri në 1°, ndërsa në Sofje do të jetë minus 2°. Para mesditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme, por do..
Në kuadër të përpjekjeve për lirimin e shtetasve bullgarë të rrëmbyer në bordin e anijes “Galaxy Leader”, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së..
Dua kategorikisht të hedh poshtë të gjitha insinuatat se Bullgaria largohet nga Eurozona, tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Ekziston një..
Ish-udhëheqësi i majtë Sergej Stanishev do të marrë pjesë në garën për kryetar të Partisë njëqindvjeçare Socialiste Bullgare (BSP). Në një konferencë për..