Çdo vit më 9 tetor shënojmë Ditën e Kulturës Antike. Bëhet fjalë për ndikimin e padiskutueshëm të Greqisë dhe Romës së Lashtë, të cilat që nga viti 1000 para Krishtit e deri në shekujt VI-VII pas Krishtit përcaktonin zhvillimin e përgjithshëm të Kontinentit të Vjetër, duke përfshirë edhe të trojeve të Bullgarisë së sotme. Territori i vendit është plotë me dëshmi të qarta nga kjo epokë.
Ndër ta dallohet qyteti antik Herakleja Sintika i shtrirë në Bullgarinë Jugperëndimore në afërsi të qytetit Petriç. Në lashtësi ai ishte qendër e krahinës Sintika e populluar nga fisi trak sinti, për të cilin përmendin Homeri dhe Herodoti. Gërmimet arkeologjike të qytetit Herakleja Sintika filluan në vitin 2007 nën udhëheqjen e Doc. Ljudmill Vagalinski. Në ditët tona objekti është një burim i pashtershëm informacioni, lidhur me kulturën dhe mënyrën e jetesës së paraardhësve tanë. Deri më tani shkencëtarët zbuluan një pjesë e madhe e rrugës tregtare në periferitë e qytetit.
Gjatë kësaj vere arkeologët gjetën shumë artefakte të vlefshme. Ndër ta janë një imazh i Aleksandrit të Madh, një imazh reliefi i një muzikanti, një skulpturë masive mermeri të një demi, statujë e lidhur me kultin ndaj Mitrës dhe një mbishkrim nga shekulli i I për nder të perandorit Tiberij. Zbulimi më interesant është statuja fine e një gruaje të re në gjatësi të plotë pa kokë. Arkeologët supozojnë se bëhet fjalë për statujën e hyjnisë së lashtë greke të fitores Nike, sepse u zbulua në vendin e Akropolit, ku ndodhej shenjtërorja e qytetit të dikurshëm.
Më shumë për shembullin unik të kulturës antike në trojet tona do të mësoni nga materiali “Qyteti antik Herakleja Sintika zbulon sekretet e tij” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Të shtunën para së Djelës së të Lidhurit të Mishit bullgarët ortodoksë përkujtojnë të vdekurit. Është një nga tre të Shtunat e Shpirtrave që të krishterët orthodoksë festojnë çdo vit, para fillimit të Krishtlindjeve, Kreshmës së Madhe dhe Pendikostisë...
Në kishën ruse "Shën Nikollaj Mirlikijski” u nderua solemnisht kujtimin e Shën Serafimit të Sofjes. Shërbesa u kryesua nga Peshkopi i Melnikut Gerasim në bashkëpunim me kreun e kishës At Vlladimir Tishçuk dhe priftërinj nga kishat ortodokse bullgare..
Më 19 shkurt mbushen 151 vjet nga vdekja e Vasill Levskit. Të shumta janë veprat popullore kushtuar Apostullit të Lirisë Bullgare. Në fondin e pasur të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) ruhen një sërë këngësh të cilat na e mbajnë të gjallë..