621 janë rastet e reja të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit. 10.8% e 5736 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. 83.4% e të infektuarve të rinj nuk janë të vaksinuar. Rastet më të shumta janë në Sofje - 193, të ndjekura nga rrethet: Varna – 76 veta dhe Plovdiv – 32 të infektuar.
Të sëmurët aktivë janë 50 406. 5503 pacientë u shtruan në spital. 470 persona të infektuar trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. Nga 187 të sapo pranuarit në spitale, gati 90 për qind janë pa vaksinë.
Në 24 orët e fundit 40 persona me Covid të konfirmuar kanë vdekur. 95% e tyre ishin të pavaksinuar. 576 persona u raportuan të shëruar.
1219 vaksina u dhanë të dielën. 1 361 629 persona kanë përfunduar tërë ciklin e imunizimit.Marina bullgare njoftoi se anija “Vezhen”, e cila u lirua nga autoritetet suedeze dhe është e ngarkuar me squfur, do të ndalojë në Danimarkë për t’u riparuar dhe më pas do të vazhdojë lundrimin drejt Amerikës së Jugut – Uruguait dhe Argjentinës, me..
Qeveria do të kërkojë një raport të jashtëzakonshëm konvergjence për të vlerësuar gatishmërinë e Bullgarisë për t'u bashkuar me eurozonën. Këtë е deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov para gazetarëve në Bruksel, të cituar nga BTA. Ai konfirmoi se..
Anija që u ndalua për incidentin me kabllon e dëmtuar në Detin Baltik u lirua. Hetimi nuk gjeti asnjë provë sabotimi. Këtë e bëri të ditur prokuroria suedeze. Pak ditë më parë, anija bullgare “Vezhen” u ndalua nga autoritetet suedeze me dyshimin për..
Na duhen dronë për mbikëqyrje ajrore, jo helikopterë dhe aeroplanë për të monitoruar ujërat bullgare, tha për BNT një nga komandantët e Grupit Kundër..
Presidenti Rumen Radev mori pjesë në hapjen e diskutimit me temën "Ku prej këtu me gjyqësorin?", i cili po zhvillohet në Sofje. Forumi organizohet nga..
Qeveria bullgare do të punojë për të rikthyer imazhin e vendit tonë si një partner i besueshëm ekonomik dhe një vend premtues për investime dhe biznes. Këtë..