Për 10 vjet popullsia e Bullgarisë u ul me 590 000 veta. Në të njëjtën kohë numri i pensionistëve të varfër u rrit me 128 000, ndërsa i fëmijëve të varfër me mbi 17 000. Këtë e njoftoi Zëvendës Ministri i Çështjeve Sociale Ivan Krëstev. Sipas tij shteti nuk ka politikë adekuate për mbrojtjen sociale të më të prekurve – pensionistëve dhe fëmijëve. Si një shembull në këtë drejtim Krëstev tregoi, se për 10 vitet e fundit ndihmat mujore për rritjen e një fëmije u rritën vetëm me 5 leva (2.56 euro).
Aktualisht 1.6 milion bullgarë jetojnë nën pragun e varfërisë, dhe gati 500 mijë veta janë me pagë minimale. Kjo përbën 29 për qind nga të punësuarit në vend.
Shumica në parlament hodhi poshtë propozimin e partisë "Vëzrazhdane" për të dëgjuar Ministrin e Punëve të Jashtme Georg Georgiev me rastin e votimit të eurodeputetëve në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, i cili miratoi..
Gara e parë ushtarake ndërkombëtare "Luftëtari më i Mirë" do të mbahet më 25 dhe 26 qershor 2025 në Universitetin UshtarakKombëtar "Vasill Levski" në Veliko Tërnovo. Turneu mbahet nën kujdesin e Shefit të Mbrojtjes, Admirali Emill Eftimov, dhe..
Gjatë natës do të mbajë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të mërkurën do të mbajë sërish mot me diell, dhe rreth mesditës e pasdite – me vapë në ultësira dhe fusha. Do të fryjë erë e lehtë, në Bullgarinë Lindore deri mesatare, nga..
Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja. Të premten vendi..
Një zjarr i madh me një front prej rreth 10 km pyjesh po digjet në pjesën lindore të Karnobatit, rajoni i Burgasit, njoftoi kryetari i bashkisë Georgi..
Edhe një herë, mjekë të rinj, praktikantë dhe studentë të mjekësisë do të marrin pjesë në një protestë kombëtare "E ardhmja në Bullgari". Ata kërkojnë..