1000 janë rastet e reja të Covid-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit, sipas portalit coronavirus.bg. 17.59% janë mostrat pozitive nga 5683 testet e kryera. 86.6 për qind e personave të sapo infektuar janë të pavaksinuar.
Numri i pacientëve aktivë të regjistruar tejkalon 60 000 dhe tani është 60 485. Kjo ndikon në numrin e të shtruarve në spitale. Ata janë zakonisht 10 për qind e të sëmurëve aktivë. Janë 6704 pacientë në spitale. 512 persona të infektuar janë në terapi intensive. 167 janë të sapoardhurit në spitale. 88.62% e tyre nuk janë vaksinuar.
Në 24 orët e fundit 43 persona me Covid-19 të konfirmuar kanë vdekur. Mbi 95% prej të vdekurve nuk kishin imunizim. 504 u shëruan.
1 791 vaksina u dhanë të dielën. 1 384 919 persona janë imunizuar deri tani. Tashmë ka 7980 njerëz me një dozë përforcuese.Borisllav Sarafov, ushtrues detyre i Prokurorit të Përgjithshëm, ka apeluar ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm nga Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, njoftoi gazetarja e BNR, Sillvija Velikova. Plenumi i Këshillit të..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO). Këtë theksohet në raportin e parë që vlerëson përputhjen e Sofjes me rekomandimet e lëshuara 3 vjet..
BSP-ja bashkëqeverisëse propozon një projekt-ligj për të vendosur një tavan mbi rritjen e çmimeve për ushqimet bazë. Udhëheqësja e formacionit "Ngrihu, BG" Maja Manollova, e cila dje shpalli kandidaturën për Avokatin e Popullit, shpjegoi për Radion..