Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mario Hossen, Aleksandër Zemcov dhe Filarmonia e Londrës me koncerte në Spanjë

Mario Hossen
Foto: arkiv

Violinisti bullgar Mario Hossen  është solist në dy koncerte të Filarmonisë së Londrës - më 19 dhe 20 tetor, në Madrid dhe Barcelonë. Dirigjenti është Aleksandër Zemcov, i njohur dhe i dashur nga publiku bullgar, me shumë shfaqje në vendin tonë si dirigjent dhe udhëheqës i klasave master.

Aleksandër Zemcov

Sipas burimeve spanjolle, për herë të parë në vend do të tingëllojë versioni i autorit i Koncertit 1 nga Niccolo Paganini – ashtu si e ka krijuar virtuozi dhe kompozitori italian. Aleksandër Zemcov ka përfshirë në program dhe një uverturë nga opera “Hirushja” e Rossini dhe “Suita” nga baleti “Liqeni i Mjellmave”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Resorti Bansko organizon një festival të muzikës rok

Bashkia e Banskos na premton tre mbrëmje të paharrueshme për fansat e muzikës rok. Nga 17 deri më 19 korrik, disa nga grupet më të dashura të rokut në vendin tonë do të ngjiten në skenën e resortit në malin Pirin - "Ahat" , “No more many more”..

botuar më 25-07-17 6.05.PD

Opera e Stara Zagorës feston një shekull histori muzikore me "Car Kallojan" nën yje

Opera Shtetërore në Stara Zagora mbush 100 vjeç. Ajo do të festojë ditëlindjen e saj me premierën e shfaqjes " Car Kallojan " në skenën e Forumit të Lashtë "Augusta Trajana" më 17 dhe 18 korrik në orën 21:00. Opera e Panço..

botuar më 25-07-17 5.00.PD
Dr. Veselina Uzunova

Asparuh Leshnikov – mite, mistere, e vërteta

“Ju puth, Asparuh Leshnikov” është titulli i librit të ri nga Dr. Veselina Uzunova – kuratore kryesore në seksionin “Historia më e re” në Muzeun Historik Rajonal të Haskovos. Autorja zbërthen jetën dhe krijimtarinë e një prej artistëve më të..

botuar më 25-07-15 3.55.MD