Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vaksinimet dhe testimet për Covid janë në rritje

Foto: arkiv

4816 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. Numri i të infektuarve rishtazi është 294 më shumë se të enjten, por ka një rënie të ndjeshme me 8 për qind të të infektuarve. Pozitiv janë 10.17 për qind e numrit rekord të testeve të kryera 37 370, sipas portalit coronavirus.bg.

Pacientët aktivë të regjistruar u rritën me 3256 dhe tani janë 72 022. Në spital u shtruan 6608 pacientë. 590 janë në terapi intensive. Nga 814 të infektuar, 90 për qind nuk ​​ishin të vaksinuar.

Për 24 orët e fundit vdiqën 120 veta me Covid të konfirmuar. Të shëruarit janë 1450.

Urdhri për vendosjen e një “certifikate të gjelbër” vazhdon të rrisë numrin e të imunizuarve. Të enjten u dhanë 28 191 vaksina.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 janarin 2025

Të premten paradite do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 3° në disa lugina deri në 10° në rajonet e tjera, në Sofje rreth 1°. Pas mesditës do të përmirësohet dukshmëria,..

botuar më 25-01-09 7.35.MD
Ljubosllav Kostov

KNSB: Seri protestash nëse nuk miratohet buxheti i shtetit

Nëse Asambleja Kombëtare nuk miraton buxhetin e shtetit për vitin aktual, mund të ketë protesta. Kështu deklaroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, kryeekonomisti i Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) Ljubosllav Kostov. Edhe një..

botuar më 25-01-09 5.19.MD

Ligji i përkohshëm i buxhetit u miratua në lexim të parë

Deputetët miratuan njëzëri në lexim të parë Ligjin për Mbledhjen e të Ardhurave dhe Ekzekutimin e Shpenzimeve në vitin 2025, të propozuar nga qeveria e përkohshme deri në miratimin e buxhetit të shtetit. "Qëllimi kryesor është garantimi i stabilitetit..

botuar më 25-01-09 3.43.MD