Brandi i vendeve nga rajoni i Detit të Zi "Kuzhina e Detit të Zi" do të organizojë festivale sezonale kulinare dhe një seminar për biznesin lokal për të promovuar projektin për Detin e Zi si një destinacion për turizmin gastronomik. Ideja mbështetet edhe nga Bashkia e Burgasit.
Projekti ka përzgjedhur tashmë 50 pjata rajonale. Ideja është që ato të aplikohen lehtësisht në restorantet bregdetare, si dhe 5-7 pjata të bëhen fytyra e markës. Burgas do të jetë një nga dy kryeqytetet gastronomike sipas projektit në vitin 2022. Tjetri do të jetë një qytet në Bregun Lindor, Anapa në Rusi ose Batumi në Gjeorgji, transmetoi BNR Burgas.
Ambicia është të organizohen 4 festivale në vit – të kuzhinës së Detit të Zi të pranverës, verës, vjeshtës dhe dimrit."Vemja e Rodopeve" – kështu e quajnë trenin që zvarritet përgjatë shpateve të malit Rodopa në rrugën Dimitrovgrad - Haskovo - Kërdxhali - fshati Podkova. Dhe jo, kjo nuk është treni legjendar me binarë të ngushtë , i cili qarkullon në një..
Në vitin 2009 një kompani shtetërore në Shangai nxori në treg kos me markën “Musilijan”, siç quhet fshati Momçillovci në Kinë. Shfaqja e produktit tonë u shoqërua me një fushatë reklamuese në shkallë të gjerë dhe emri i fshatit në malin e..
Në dimër, qyteti Kotell tërheq turistët me itineraret kulturore, peizazhet me borë dhe mundësinë për të skijuar në mesin e palosjeve të malit Stara Pllanina. Një kompleks skijimi u krijua rreth 4 km nga qendra e qytetit në zonën "Tre Erërat". Pista e..