Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritje e pagesës së shoferëve ndërkombëtarë

Foto: Dobromir Videv

Nga 27 në 50 euro të rriten dietat e shoferëve ndërkombëtarë. Këtë e parashikojnë ndryshimet në urdhëresën për udhëtimet e punës jashtë vendit. Ato janë publikuar për diskutim publik. Kur kursi drejtohet nga një ekuipazh me dy shoferë, rritja është nga 21 në 45 euro në ditë.

Arsyet për ndryshimet janë se dietat nuk janë rritur që nga viti 2007 dhe kompanitë bullgare tashmë nuk janë konkurruese në BE sa i përket tërheqjes së stafit për transportin ndërkombëtar. Ndryshimi u përgjigjet edhe kërkesave të direktivës evropiane për paketën e mobilitetit. Shoferët ndërkombëtarë bullgarë janë mbi 30 000 dhe mungesa e personelit është rreth 5000.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 27 shkurtin

Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat ekstreme jugperëndimore të vendit. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë..

botuar më 25-02-26 7.40.MD
Tomisllav Donçev

Bullgaria do të përpiqet të shpëtojë një pjesë të pagesës së dytë sipas Planit të Rimëkëmbjes

Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë në Kuvendin Popullor. Kjo do të bëhet në një përpjekje për të kursyer pjesën më të..

botuar më 25-02-26 6.48.MD
Daniell Mitov

Kontroll i rreptë i policisë në zonën 30 kilometra përgjatë kufirit me Greqinë dhe Rumaninë

Ministria e Brendshme po ecën mirë. Ka një rritje të numrit të trafikantëve të njerëzve dhe të drogës të kapur përgjatë kufijve të Shengenit. Këtë e tha ministri i brendshëm Daniell Mitov, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, gjatë prezantimit..

botuar më 25-02-26 5.23.MD